Fjalori
SANKSIONUAR

SANKSIONÚAR (i, e) mb., drejt. 1. është i miratuar përfundimisht nga një organ më i lartë, duke e bërëdetyrueshëm për t’u zbatuar. I sanksionuar me ligj. Plani i veprimit është i sanksionuar nga marrëveshja mes palëve.
2. Që i është vendosur një masë ndëshkimore për shkeljen e një ligji ose për mosplotësimin e një detyrimi. Ekipi i sanksionuar reagoi. Shtetet e sanksionuara. Ndërmarrjet e sanksionuara apeluan.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: SANKSIONOJ
SANKSIONOJ


Rezultate të ngjashme

SANKSIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. drejt. Masë ndëshkimore për shkeljen e një ligji ose për mosplotësimin e një detyrimi. Sanksion financiar. Sanksion penal. Sanksione për kryerjen me v…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SANKSIONÍM,~I m., drejt. 1. Veprimi kur sanksionoj a sanksionohet; realizimi i miratimit përfundimtar të një vendimi, një plani, një detyre etj. dhe dhënia e fuqisë për t’u bërë i …

Shfaq përkufizimin e plotë →

►SANKSION/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e SANKSIONÓJ. Sanksionohet me ligj. Kjo e drejtë është sanksionuar me kushtetutë. Vendi nuk mund të sanksionohet në këtë for…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SANKSION/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR drejt., kal. 1. Miratoj përfundimisht një vendim, një plan, një detyrë etj. dhe i jap fuqi ligjore, miratoj dhe e bëj të detyrueshëm për t'u zbatuar nj…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.