Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SANITÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që kujdeset për pastërtinë dhe higjienën e një institucioni, ndërmarrjeje apo godine shërbimi. Sanitarja e institucionit. Zuri vendin e sanitares. Kërkohet një sanitare për hotel.
2. Punonjëse e shëndetësisë, që mban pastërtinë në një qendër shëndetësore dhe që u bën shërbime të ndryshme të sëmurëve. Sanitarja e pavijonit. Infermieret dhe sanitaret bashkëpunojnë. U rrit pagesa e sanitareve.
3. Ajo që u jep ndihmën e parë dhe u bën shërbimet e mjekimit të sëmurëve e të plagosurve në ushtri e në luftë. Sanitarja e kompanisë. Nënreparti i sanitareve.
SANITÁR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit të popullsisë dhe të pastërtisë e të higjienës; shëndetësor. Kushtet e nevojshme sanitare. Qendra sanitare. U ndërmorën disa masa sanitare.
2. Që ka të bëjë me shërbimin mjekësor në ushtri. Repartet sanitare. U fuqizua kordoni sanitar.
♦ *Kordon sanitar libr.
SANITÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që kujdeset për pastërtinë dhe higjienën e një institucioni, ndërmarrjeje apo godine shërbimi. Sanitari i shkollës. Detyrat e një sanitari. Ka vende pune për sanitar.
2. Punonjës i shëndetësisë, që mban pastërtinë në një qendër shëndetësore dhe që u bën shërbime të ndryshme të sëmurëve. Sanitari i poliklinikës. Kërkoi ndihmën e sanitarit.
3. Ai që u jep ndihmën e parë dhe u bën shërbimet e mjekimit të sëmurëve e të plagosurve në ushtri e në luftë. Sanitar kompanie (batalioni). Në ushtri kishte qenë sanitar.
SANITÁR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit të popullsisë dhe të pastërtisë e të higjienës; shëndetësor. Kushtet e nevojshme sanitare. Qendra sanitare. U ndërmorën disa…
Shfaq përkufizimin e plotë →SANITÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që kujdeset për pastërtinë dhe higjienën e një institucioni, ndërmarrjeje apo godine shërbimi. Sanitari i shkollës. Detyrat e një sanitari. Ka vende…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë