Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SÁNËZ,~AI f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Gentiana lutea) Bimë barishtore shumëvjeçare me lule të mëdha e të verdha në majë të kërcellit, me gjethe të holla e të gjata, rrënja e së cilës ka shije të hidhur e përdoret në mjekësi për të nxitur oreksin, për të lehtësuar tretjen e ushqimeve, kundër anemisë, për uljen e temperaturës etj.; agnushe; bar zemre. Efektet mjekuese të sanëzës. Rrënjët e sanëzës mblidhen në pranverë ose në vjeshtë. Sanëza ishte bima e mbretit ilir, Gentit. Rrënja e sanëzës hyn në përbërjen e disa preparateve fuqizuese.
✱Sin.: agnushe, sancë, ksanë, bari zemrës.
SANËZÓRE,~T f. kryes. sh., bot. (lat. Gentianaceae) Familje bimësh që përfshin sanëzën, gentianën etj. Sanëzore mesdhetare. Sanëzoret përdoren shpesh në mjekësinë popullore.
Shfaq përkufizimin e plotë →SÁN/Ë,~A f. Bar i korrur e i tharë, që ruhet si ushqim për bagëtitë. Deng (mullar) sane. I pëlqente era e sanës. Kullë sane ahuri i kashtës. E mblodhën gjithë sanën. U shtien sanë …
Shfaq përkufizimin e plotë →SANËNGJÉSHËS/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET agron. Makinë bujqësore që shërben për ngjeshjen dhe lidhjen e sanës dhe të kashtës në një deng në trajtë paralelepipedi e të lidhur me spango os…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë