Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SAMÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Lloj shale prej druri me dy kaptellë të lidhur me brinjë, me stelë të mbushur me kashtë nga brenda, që u vihet në kurriz kafshëve për t'u ndenjur në shpinë ose për të mbajtur barrët. Samari i kalit (i mushkës, i gomarit). Kaptelli i samarit. Lidhi litarin e samarit. I vuri drurët samarit. Kafshë samari kafshë ngarkese. Kafshën e vret samari. Një samar dru një barrë dru.
2. iron. Kurrizi i njeriut. Sa i mban samari. Kur e mban mbi samar.
3. Jastëk prej thesi i mbushur me kashtë etj., që e vënë mbi kurriz punëtorët mbartës për të mos i vrarë barra. Rregulloi samarin. E mbështeti mbi samar.
4. Guaska e breshkës, rrasht; guaska ku futet kërmilli. Samari i breshkës. Kërmij me samarë. I theu samarin breshkës.
5. Eshtra e gjoksit të pulës bashkë me mishin, kraharori i pulës. E ndau më vete samarin e pulës. Në këtë recetë përdoret vetëm samari i pulës.
6. Pjesa e ngritur si gungë e diçkaje; kurriz. Hundë me samar.
7. Copë druri që vihet në fund të kutisë së një vegle muzikore me tela për t'i mbajtur ata të ngritur. Samari i violinës. Rregulloi telat në samar.
✱Sin.: shpor, bërrore, guall, heqës, zhguall.
♦ Ia bëj samarin *copë (dikujt) përb. E do si *mëzi samarin (dikë) iron. S’ka ç’i bën *gomarit e i bie samarit (dikush) tall. I këndon *gjeli mbi samar (dikujt). *Kërcu mbi samar. Ia lë samarin nën bark (dikujt) e lë të mundohet vetëm, nuk e ndihmoj në vështirësi, nuk ia lehtësoj barrën a vuajtjet. Ia lëshoj samarin nëpër këmbë (dikujt) i nxjerr pengesa të vështira, i krijoj kokëçarje e mundime të mëdha. I mban samari (dikujt) tall. duron shumë, është i durueshëm, nuk preket shpejt, mban; i mban kurrizi (shpina). I mbeti (iu var) samari nën bark (dikujt) iu krijua një kokëçarje a pengesë e madhe, e pësoi keq; iu kthyen punët mbrapsht; ra në hall (dikush); gjeti belanë (dikush). Ia ndreqi samarin (dikujt). 1. E rrahu keq dikë a e ndëshkoi rëndë për një faj ose kur nuk bindej; i dha dënimin që meritonte dhe e shtroi; ia zbuti kurrizin (shpinën); ia ndreqi kurrizin (shpinën); e bëri për vaj e për uthull (dikë). 2. I dha përgjigjen e merituar; e shau a e qortoi rëndë sipas gabimit që kishte bërë; ia ndreqi qejfin; i tregoi vendin; e theu në mes (dikë). *Shalë mbi samar. Ia theu samarin (dikujt) përb. shih ia bëri samarin copë (dikujt). E vë barrën para samarit (dikush) tall. e bën një punë së prapthi, nuk e nis mbarë, e nis nga fundi; i jep rëndësi më shumë diçkaje jothelbësore, vë në radhë të dytë kryesoren; e vë qerren përpara qeve. I vë samarin (samar) (dikujt) tall. e bën dikë për budalla, e tall keq, e përqesh. Nuk e ka vrarë samari (dikë) tall. shih nuk e ka vrarë (nuk e ka shtrënguar) këpuca (dikë). Zbriti nga *shala e hipi në samar (dikush) tall.
SAMARIÚM,~I m., kim. Element kimik. Lëndë e parë, me ngjyrë e verdhë, që shërben për prodhimin e magneteve të përhershme me bazë kobalti (simboli Sm). Samariumi magnetizohet lehtës…
Shfaq përkufizimin e plotë →SAMARJÁR,~I m. kryes. sh. ~Ë, ~ËT fig. Kafshë e samarosur. Samarjar i ri. Kishte katër samarjarë. E mori samarjarin me vete.
Shfaq përkufizimin e plotë →SAMÁRJE mb. f. Që ngarkohet me barrë, duke i vënë samar, që është për ngarkesë. Mushkë samarje. U nis me mushkën samarje.
Shfaq përkufizimin e plotë →SAMAR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. bised. I vë samarin një kafshe ngarkese; samaros. Samaroi mushkën. I kishte samaruar kafshët. 2. keq. Ngarkoj dikë me një punë të rëndë; samaros. …
Shfaq përkufizimin e plotë →SAMARÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. bised. I vë samarin një kafshe ngarkese. Samarosi gomarin (kalin). Nuk dinte as të samaroste kafshët. 2. keq. Ngarkoj dikë me një punë të rëndë. I sam…
Shfaq përkufizimin e plotë →SAMARTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Samarpunues. Samartari e përfundoi samarin në kohë.✱Sin.: samarbërës, samarpunues, samarxhi.
Shfaq përkufizimin e plotë →SAMADÁK,~E mb. 1. Që është i ri dhe i zoti. Djalë samadak. Kishte një vajzë samadake. 2. Fisnik. Bir i familjes samadake. Luftëtar samadak.3. Bukëdhënë. Djalë samadak që shkon serb…
Shfaq përkufizimin e plotë →SAMADÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Djalosh i zoti, i fuqishëm dhe trim. Nuk po e njoh këtë samadakun. I kujt je, o samadak? I duhen këtij vendi samadakët.✱Sin.: bujar, fisnik, dai, xhymert,…
Shfaq përkufizimin e plotë →SAMAKÍSH,~I m. Qumështi i ndenjur. Përpunoj samakishin. Hedh samakishin. E kishte bërë me samakish.
Shfaq përkufizimin e plotë →SAMATÓK,~E mb. Që ka erë a shije thartire apo myku. Verë samatoke. Musht samatok i vjetruar në fuçi druri.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë