Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SALLÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Dhomë e madhe e veçantë ose hapësira në hyrje të një shtëpie a të një hoteli, ku priten njerëzit e të ftuarit. Sallon i madh. Salloni i shtëpisë. Pritja u bë në sallon. Sallonet mund të kenë ndriçim natyral.
2. Sallë e madhe në një dyqan, ku shiten vepra arti, veshje etj. Salloni i shitjes së veprave të artit. Sapo kishte hapur një sallon bukurie. Porosinë e bëri në një sallon mode.
3. keq. Sallë pritjeje në një shtëpi aristokratësh ose borgjezësh, që shërben edhe si qendër ku mblidhet një rreth njerëzish të klasave të privilegjuara me pikëpamje të caktuara politike, estetike etj. Sallonet aristokratike. Sallone letrare. Po bëhet një politikë sallonesh. Zakonet e traditat e salloneve.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë