Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SALLNÍS vep., ~A, ~UR bised., kal. Tund diçka sa nga një anë në tjetrën, e bëj të lëvizë sa andej këtej, sa përpara prapa a sa poshtë lart ose të valëvitet në ajër. Era sallniste degët e pemëve. Tërmeti i sallnisi shtëpitë e fshatit.
✱Sin.: lëkund, trand, shkund, trondit, dynd, kolovis, tundulloj, kalamend, kotoval, londit, valëvis, valëzoj, përkund, dobësoj.
►SALLNÍS/EM jovep., ~A, ~UR bised. 1. vetv. Tundem sa nga një anë në tjetrën, lëviz sa përpara prapa a sa poshtë lart, valëvitet në ajër. Ai sallnisej se kishte pirë. Gruri sallnis…
Shfaq përkufizimin e plotë →SALLNÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. Veprimi kur sallnis a sallnisem; dridhje që shkaktohet kur lëkundet diçka. Sallnisje e lirë. Ndjeva një sallnisje të lehtë. Sallnisjet e tërmeti…
Shfaq përkufizimin e plotë →SALLNÍSUR (i, e) mb. Që është sallnisur; që lëkundet. Mos u mbështet në gardhin e sallnisur. Kasollja e vjetër ishte e sallnisur. ✱Sin.: i lëkundur, i lëkundshëm, i lëvizshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë