Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SALLÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. Bimë barishtore njëvjeçare e llojeve të ndryshme, me gjethe të mëdha të gjelbra, që hahen të gjalla me vaj, me uthull e me kripë. Sallatë e njomë. Sallatë marule. Mbjell sallatë. Blej dy tufa sallatë.
2. Ushqim i ftohtë, i përgatitur zakonisht me perime të gjalla a të ziera, të grira e të marinuara me vaj, me uthull e me kripë. Sallatë jeshile sallatë vetëm me gjethe të gjelbra e me qepë të njoma. Sallatë e përzier. Sallatë me ullinj. Sallatë me tranguj (me patate, me lakra). Sallatë me vezë të ziera. Sallatë ruse patate, karota e fasule të ziera, të cilave u hidhet sipër salcë e bardhë me vezë. Përgatiti peshk me sallatë.
3. fig. Gjë e ngatërruar, e bërë lëmsh; grumbull gjërash pa lidhje ndërmjet tyre, çorbë. Na e bëri çdo gjë sallatë. Ia bëri mendjen sallatë.
4. bot. Pjesë e parë e emërtimit të pathjeshtë për një lloj alge. Sallatë deti algë me gjethe të blerta e të valëzuara që rritet në det.
♦ Ma bëri kokën (mendjen) sallatë (dikush) më trullos, më bëri që të mos marr vesh çfarë thuhet a çfarë ndodh; ma prishi mendjen; ma bëri kokën (mendjen) dhallë. E bëri sallatë. 1. (diçka) shih e bëri copë (copë e çikë, copë e thërrime) (diçka). 2. (dikë) shih e bëri copë-copë (dikë). Grin sallatë (dikush) thjeshtligj. flet shumë e kot, llap kot, flet e s’e dëgjon njeri; grin lakra thjeshtligj.; flet në erë; i bie legenit thjeshtligj.; rreh ujë në havan.
SALLATÁSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Gur i madh në të hyrë të varrezave ose në oborrin e xhamisë, në të cilin vendoset kufoma që t’i falet xhenazja. E vendosën të vdekurin mbi sallatash. E …
Shfaq përkufizimin e plotë →SALLATIÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Punëtor i kuzhinës së restoranteve e gjellëtoreve që merret me përgatitjen e sallatave dhe parahajeve. Sallatier profesionist. Kërkohet një sallatier me…
Shfaq përkufizimin e plotë →SALLATIÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Punëtore e kuzhinës së restoranteve e gjellëtoreve që merret me përgatitjen e sallatave dhe parahajeve. Sallatiere me fantazi. Pagesa e sallatieres. …
Shfaq përkufizimin e plotë →SALLATIÉR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Enë ku përgatitet e shërbehet sallata. Sallatierë e thellë. Një sallatierë qelqi. Sallatierën e vendosi në mes të tavolinës. Morën me radhë nga sallat…
Shfaq përkufizimin e plotë →SALLAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Grij, copëtoj. I sallaton perimet. Sallatoj me kujdes. Sallaton imët. Duhen sallatuar të gjitha me radhë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SALLATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Bimë njëvjeçare, me kërcell të shtrirë përtokë dhe me gjethe të mëdha pëllëmbore, që bën një fryt të gjatë, të trashë e me ngjyrë të gjelbër. Kishte m…
Shfaq përkufizimin e plotë →SALLATÚAR (i, e) mb. I copëtuar, i ndarë në copa. Domate të sallatuara. Perimet e sallatuara duhen larë paraprakisht. Shërbehen vetëm të sallatuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →SALLATÚAR,~IT (të) as. Veprimi kur sallatoj; copëtim, ndarje në copa. Të sallatuarit imët. Të sallatuarit është mjeshtëri më vete. Përfundoi të sallatuarit e perimeve.
Shfaq përkufizimin e plotë →SALLATURÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~ AT Disa lloje sallatash, disa sallata. Përgatit sallaturinën. I pëlqenin më shumë sallaturinat. Tavolina ishte mbushur me sallaturina dhe mish. E fillu…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë