Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SALLANXHÁK,~U m. sh. ~ Ë, ~ ËT 1. Mjet loje me dy skajet e litarit të lidhura, në të njëjtën kohë, për ndonjë pemë a tra, ku ulen për t’u lëkundur. Bënë një sallanxhak. Hipi në sallanxhak. Kishte rënë nga sallanxhaku kur kishte qenë e vogël. Kur lëkundej në sallanxhak, këndonte.
2. Mjet ku vendoset bebja dhe luhatet a përkundet derisa ta zërë gjumi. Një dërrasë, 80 centimetër larg nga dyshemeja, në formë katërkëndëshe afërsisht rreth një metër në formën e një korite e mbushur me velenxa të buta. Në dy skajet e tij vendosen litarët, për të bërë lidhjen me trarët e dhomës. Vunë fëmijën në sallanxhak. Gjyshja qëndronte pranë sallanxhakut. Fëmija qëndronte herë në djep e herë në sallanxhak.
✱Sin.: kolovajzë, shregull, lëkundës, shilar, shilor, cilivi, hole, dajlan.
SALLANXHÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Luhatem me sallanxhak. Sallanxhitemi me radhë. I pëlqente të sallanxhitej. ✱Sin.: shilarem, kolovitem, lëkundem.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë