Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SALLAMÁTAS ndajf., bised. Keq, pa vend. Po fjalosej sallamatas. Ndërhyri sallamatas në bisedë.
SALLÁM ndajf., bised. Mirë, ashtu si duhet, në rregull, drejt. E shpjegoi sallam. Tani e kishte kapur sallam. Nuk e di sallam këtë gjë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SALLÁM,~I m. sh. ~E, ~ET gjell. Zorrë bagëtish, e mbushur me mish të grirë të gatuar në mënyra të ndryshme, që hahet e gjallë ose e skuqur. Sallam i tymosur. E pëlqente shumë salla…
Shfaq përkufizimin e plotë →SALLAMADÍ ndajf. 1. Lënë shkretë. Arën e kishte lënë sallamadi. 2. Lirisht, pa u penguar. Thuhet për kafshët kur i lëshojnë në kullotë lirisht, pa njeri. I ka lëshuar lopët sallama…
Shfaq përkufizimin e plotë →SALLAMADÍT vep., ~A, ~UR kal. Sjell vërdallë. E sallamaditën për disa ditë. Ç’mësues është ai që sallamadit nxënësit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►SALLAMADÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Sillem vërdallë, sillem kot, bredh. Të jesh i mirë nuk sallamaditesh gjithë ditën. Ishte mësuar të sallamaditej. 2. vetv. I jap vetes re…
Shfaq përkufizimin e plotë →SALLÁMAS ndajf., bised. Pa përkushtim, pa vëmendje. Punën e bënte sallamas. Loja nuk fitohet duke luajtur sallamas.
Shfaq përkufizimin e plotë →SALLAMERÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Punishte ku bëhet sallam. Sallameri tradicionale. Kishte filluar punë në një sallameri. Punëtorët e sallamerisë. 2. Dyqani ku shiten sallame dhe lloje…
Shfaq përkufizimin e plotë →SALLAMÚR,~I m. 1. Ujë me shumë kripë, në të cilin mbahen djathi, ullinjtë, turshitë etj. për t'i regjur e për t'i ruajtur. Përgatit sallamurin. Ullinj në sallamur. I nxori turshitë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë