Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SÁLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dhomë e madhe dhe e lartë në një ndërtesë ku zhvillohen veprimtari të ndryshme shoqërore si mbledhje, shfaqje, pritje etj. Salla kryesore. Qëndronte në krye të sallës. Doli nga salla i nervozuar. Në sallë shpërthyen duartrokitjet.
2. Dhomë e madhe që shërben për qëllime të posaçme në një spital, në një laborator, në një ndërmarrje a institucion. Sallë shfaqjesh. Aktiviteti do të mbahej në sallën e konferencave. Gazetarët dolën nga salla e gjyqit. Salla e operacionit ishte gati.
3. përmb. Njerëzit që marrin pjesë në një mbledhje që bëhet në një dhomë të tillë. Nuk mori asnjë përgjigje nga salla. Profesori iu drejtua sallës. Fjalimi i tij e ngriti sallën më këmbë.
SALL ndajf., bised., vjet. Pa familje, pa të afërm a farefis, duke mos pasur njeri, pa krahë të tjerë pune, pa pasur njeri që ta ndihmojë e ta përkrahë. Mbeti sall. I kanë vdekur t…
Shfaq përkufizimin e plotë →SALL pj., bised., vjet. Përdoret për të veçuar një fjalë, një togfjalësh a një fjali ose për të kufizuar kuptimin e tyre. Sall një natë. Sall një herë. Sall pak. ✱Sin.: vetëm, veç,…
Shfaq përkufizimin e plotë →SALLÁ,~JA f. sh. ~, ~T fet. Rit fetar, të kënduarit e hoxhës, lavdërim për të vdekurin, lutje që jepet, bëhet në xhami: Iu këndoftë salla! Doli hoxha në minare e mbajti sallanë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SALLÁK,~E mb., bised. Që përdor më shumë dorën a këmbën e majtë në vend të së djathtës. Njeri sallak. Futbollisti sallak gjuajti penalltinë. E kuptuan që vajza ishte sallake. ✱Sin.…
Shfaq përkufizimin e plotë →SALLÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Ai që përdor më shumë dorën a këmbën e majtë në vend të së djathtës. E lanë të gjuante topin sallaku. Prodhonin objekte të posaçme për sallakët. ✱Si…
Shfaq përkufizimin e plotë →SALLÁM ndajf., bised. Mirë, ashtu si duhet, në rregull, drejt. E shpjegoi sallam. Tani e kishte kapur sallam. Nuk e di sallam këtë gjë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SALLÁM,~I m. sh. ~E, ~ET gjell. Zorrë bagëtish, e mbushur me mish të grirë të gatuar në mënyra të ndryshme, që hahet e gjallë ose e skuqur. Sallam i tymosur. E pëlqente shumë salla…
Shfaq përkufizimin e plotë →SÁLLDE ndajf. Vetëm. Erdha sallde për të të parë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SÁLLO,~JA f. Dhjamë derri i tretur; dhjamë i nxjerrë nga nënlëkura e gjedhit si edhe nga organet e tij, me ngjyrë të bardhë të lehtë në të verdhë, që përdoret si ushqim, për përgat…
Shfaq përkufizimin e plotë →SÁLLT,~I m. sh. ~E, ~ET Kokërr arre e madhe dhe e rëndë ose gur, me të cilën fëmijët goditin arrat ose gurët e tjerë kur luajnë. Sallt i madh. Sallti i rëndë. E goditi me sallt. Di…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë