Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SAKTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përcaktoj diçka më me përpikëri, e bëj më të saktë. E saktësoi kuptimin kryesor të asaj fjale. Saktësuan të dhënat e mbledhura. Vetëdeklaro dhe saktëso adresën.
2. E shpreh ose e paraqit diçka në mënyrë më të qartë e më të përpiktë, jap shpjegime më të hollësishme për të mënjanuar anët e errëta e të dyshimta. Ia saktësoi detyrën. Kontrata do të saktësonte të gjitha detyrimet dhe të drejtat e punëtorëve. A është e nevojshme t’i saktësoj ato që thashë më parë?
✱Sin.: shpjegoj, sqaroj.
SAKTËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË Të qenët i saktë; vetia e dikujt që është i saktë ose e diçkaje që është e përpiktë. Në këtë punë kërkohet një saktësi të madhe. Saktësia e dokumentit nuk …
Shfaq përkufizimin e plotë →SAKTËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur saktësoj a saktësohet. Saktësimi i të dhënat të mbledhura. Saktësimi i adresave. 2. Shprehje ose e paraqitje e diçkaje në mënyrë më të qar…
Shfaq përkufizimin e plotë →SAKTËSÍSHT ndajf. Në mënyrë të përpiktë a të saktë, me saktësi, me përpikëri. E di saktësisht si ka ndodhur ngjarja. Tregoi saktësisht vendndodhjen në hartë. Nga e ka saktësisht or…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SAKTËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e SAKTËSÓJ. U saktësuan të dhënat e hedhura në sistem. Janë saktësuar të gjitha informacionet në faqen e internetit. Detyrimet …
Shfaq përkufizimin e plotë →SAKTËSÚAR (i, e) mb. 1. Që përcakton diçka më me përpikëri, që e bën më të saktë. Informacionet e saktësuara. Të dhënat duhet të jenë të saktësuara. Adresat e saktësuara ndihmojnë …
Shfaq përkufizimin e plotë →SAKTËSUESHMËRÍ,~A f. Përcaktueshmëri. Dokumenti u vlerësua për saktueshmëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →SAKTËSÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të përcaktohet, të shprehet a të paraqitet më me saktësi. A janë të saktësueshme të dhënat e hedhura në sistem? Gabimet janë tërësisht të sak…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë