Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SAKRILÉGJ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. fet. Dhunim a cenim i gjërave që janë të shenjta ose që mbahen si të shenjta e të paprekshme. Bëri një sakrilegj. Sakrilegj ndaj vendeve të shenjta. Lufta është sakrilegj, sepse i kundërvihet shenjtërisë së jetës.
2. fig. Fyerje a dhunim që i bëhet diçkaje shumë të nderuar e të dashur. Sakrilegj i rëndë. E quan sakrilegj keqpërdorimin e simboleve kombëtare. Është një sakrilegj, ndaj nuk e pranojmë këtë akt.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë