Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SAKËLLDÍS vep., ~A, ⁓UR kal. Sikletos, fut në siklet. Na sakëlldisi ky lajm.
Shfaq përkufizimin e plotë →SAKËLLDÍS/EM jovep., ~A (u), ⁓UR 1. vetv. Merakosem. Sakëlldiset shumë. Ata u sakëlldisën për djalin larg. 2. pës. e SAKËLLDÍS.✱Sin.: shqetësohem, brengosem, qederosem.
Shfaq përkufizimin e plotë →SAKËLLMA,~JA f., bised. Vuajtje shpirtërore. Kam një sakëllma të madhe. Më ka zënë një sakëllma. Kalon edhe sakëllmaja më e madhe.✱Sin.: shqetësim, mundim.
Shfaq përkufizimin e plotë →SAKËN ndajf. Aspak. Ajo punë i doli sakën. Nuk e hapi gojën sakën. ✱Sin.: kurrsesi, kurrqysh, hiç, assesi, farë, gjëkundi, asfare, çne.
Shfaq përkufizimin e plotë →SÁKËN pj. Mos, se mos. Sakën se i thua ndonjërit. Sakën nisesh pa mua.
Shfaq përkufizimin e plotë →SÁKËZ,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Aegilops) Halmucë. Sakëz vezake. Sakëz me tri hala. ✱Sin.: çakllaz, halth.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë