Fjalori
SAJIM

SAJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Diçka e përgatitur, e bërë a e ndërtuar prej dikujt. Djali realizonte sajime kaq të bukura. I kishin mbledhurgjitha sajimet në një vend.
2. Diçka e përgatitur me mend, mendimi a plani për të kryer diçka. Ia prish sajimin në momentin e fundit. Bënte sajimeholla.
3. keq. Gjë e shpikur nga mendja, diçka që nuk është e vërtetë. Sajimet e rrezikshme mund t’i kushtojnë shtrenjtë shoqërisë. Këto janëgjitha sajime të tij. Si mund t’u besosh këtyre sajimeve.
4. Veprimi kur sajoj ose kur sajohem. Sajimi i një strehe ishte bërë i domosdoshëm.
Sin.: krijim, shpikje, trillim, gjetje, stisje.


Rezultate të ngjashme

SAJÍT vep., ~A, ~UR kal. Mbart, transportoj me sajë. I sajiti drutë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►SAJÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR pës. e SAJÍT. Drutë sajiten edhe në dëborë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SAJÍTUR (i, e) mb. I mbartur, i transportuar me sajë. Drutë e sajitura u rreshtuan për t’u tharë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.