Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SÁJA (e) f. sh. ~T (të) 1. Dëshira a vullneti i saj, diçka që do ose që mendon ajo; diçka që e dallon a që e karakterizon atë; diçka që është veti e asaj a ves i asaj. Në fund të fundit ajo po bën të sajën. Vazhdonte të ngulte këmbë në të sajën. S’heq dorë nga e saja. Do t’i shkojë gjithmonë e saja. Ka edhe ajo të sajat. Mosha e bëri të sajën veproi në një mënyrë të caktuar, siç është e rregullt dhe e përhershme për të.
2. si. em. sipas kuptimeve 1-6 të përemrit pronor.
SÁJ/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Mjet për të bartur njerëz e sende, i ndërtuar prej dy drurësh anësorë të lëmuar ose me një rrip hekuri nga poshtë dhe me një shtresë të mbërthyer përsipër, që tërhiqet zakonisht nga qentë a nga kuajt e rrëshqet mbi dëborë ose mbi tokë të rrafshët. Sajë me qen (me kuaj). Qeni tërheq sajën. Rrëshqet me sajë sa herë bie dëborë. Udhëtoi me sajë për në fshatin më të afërt. Mban dru me sajë.
2. Lodër fëmijësh e ndërtuar në këtë trajtë, me të cilën rrëshqasin nga lart mbi dëborë. Fëmijët luanin me sajë. Sajën e kishin sajuar vetë.
✱Sin.: rrëshqitëse, slitë.
SAJAXHÍ,~U m. sh. ~, ~T vjet. Ai që nget sajën. Sajaxhiu ishte shumë i zoti. Sajaxhiu me të birin u nisën. Atje kishte njohur një sajaxhi plak.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë