Fjalori
SAHAT është rezultat nga lematizimi ose nga ngjashmëria me kërkimin tuaj sahati.
SAHAT

SAHÁT,~II m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Vegël e posaçme për të matur kohën, që përbëhet nga një mekanizëm me kurdisje dhe nga një fushë e ndarëdymbëdhjetë pjesëbarabarta, mbicilën rrotullohen akrepat e mekanizmit. Sahat dore (xhepi). Sahat muri. Ishte fiksuar pas një sahati elektronik. Fusha e sahatit. Akrepat e sahatit. Zembereku i sahatit. Kurdis sahatin. Sa e ke sahatin? Ecën para (prapa) sahati. Ka mbetur sahati është ndalur e nuk punon.
2. Kullë e lartë me fusha ore në të katër anët për të parë kohën. Sahati i Tiranës është simboli i qytetit. Lulishtja pranë sahatit duhetmirëmbahet. Takimin e lamë te sahati.
3. tek. Vegël për të matur sasinë e energjisë elektrikeshpenzohet a sasinë e diçkaje tjetërrrjedh; njehsor. Vendosën një sahat të ri elektriku. Sahati i ujit nuk punonte mirë. Sapo u vendosën sahatet e reja.
Sin.: orë, numërator, numëratore, matës.
M’u sahati (ora) *mot. Ra sahati (*ora) (për diçka). I bie sahati (*ora) shtatë (dymbëdhjetë, tetë) (dikujt), *Bombë me sahat. Ështësahatlig (dikush) shih është në orë të keqe (dikush). *Minë me sahat. Një sahat (një *orë) e më parë. Vete (ecën) sahat (diçka) shkon puna shumë mirë, çdo gjë bëhet normalisht e në kohën e duhur, me rregull e pa u ndalur. I erdhi sahati (*ora) (dikujt a diçkaje). Mos të zëntë sahati! mallk. vdeksh! Nuk e zë sahati (*ora) (dikë a diçka).

SAHAT

SAHÁT,~III m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Njësia e kohës e barabartë me një të njëzetekatërtën pjesëditës e të natës. Një sahat plot e priti. Tjetri i kërkoi pesë sahat kohë për t’u menduar. Bëri gjashtë sahat rrugë. Ka dy sahat që ka ardhur. U ngrit me dy sahat natë u çua pa zbardhur drita.
2. Një kohë e caktuar kur bëhet a ndodh diçka. kishte vdekur në atë sahat. S'ka ardhur sahati. Ruan sahatin për të vepruar. I erdhi sahati i lig (i zi). Në sahatin e vdekjes u pendua çastin e fundit para vdekjes. Ardhtë sahati i bardhë!
Sin.: orë, kohë, çast.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.