Fjalori


Rezultate të ngjashme

SAHANLLÁK,~U m. Inat. Kur e kap sahanllaku, mos iu afro. Nuk ia di ti sahanllakun e tij. Kur t’i kalojë sahanllaku, do të flas me të.Sin.: nevrikosje, zemërim, vrer, zburth, duf, …

Shfaq përkufizimin e plotë →

SAHANLËPÍRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET përb. Të jetuarit me ç'të japin të tjerët, duke iu servilosur atyre e duke iu bërë lajka verbërisht dhe me përulësi. Nuk do të jem pjesë e pazareve …

Shfaq përkufizimin e plotë →

SAHANLËPÍRËS,~E mb., përb. Që rron me japin të tjerët, duke iu servilosur atyre e duke iu bërë lajka verbërisht dhe me përulësi. Politika sahanlëpirëse. Kjo ideologji sahanlëpirëse…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SAHANLËPÍRËS,~I m. sh. ~, ~IT përb. Ai që është sahanlëpirës. Të lumtë ty dhe sahanlëpirësve. Ai nuk e meriton të bëhet pis nga sahanlëpirësit. E quajti sahanlëpirës dhe dështak.S…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SAHÁT,~II m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Vegël e posaçme për të matur kohën, që përbëhet nga një mekanizëm me kurdisje dhe nga një fushë e ndarë në dymbëdhjetë pjesë të barabarta, mbi të…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SAHÁT,~III m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Njësia e kohës e barabartë me një të njëzetekatërtën pjesë të ditës e të natës. Një sahat plot e priti. Tjetri i kërkoi pesë sahat kohë për t’u …

Shfaq përkufizimin e plotë →

SAHÁT ndajf. Shumë mirë, saktë e me siguri. Atij po i ecin punët sahat. Motori i makinës së re punon sahat. Plani i mirëmenduar po shkon sahat.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SAHATEPÁRA ndajf., bised. Sa më parë. Të kanë thirrur në drejtori sahatepara, nisu! Sahatepara do të fillosh punën e re.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SAHATXHI,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË Sahatçi. Të atin e kishte pasur sahatçi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SAHATÇÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised. Orëndreqës. Vegla artizanale sahatçinjsh. Rruga e sahatçinjve është rikonstruktuar. E çoi orën te sahatçiu i vjetër i qytetit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.