Fjalori
SADO

SADÓ lidh. Përdoret për të thënëdiçka do të bëhet ose do të ndodhë me çdo kusht, edhe pse ka pengesa a vështirësi. Sado e vështirë që të jetë gjendja, ne do ta kalojmë. Sado që ta këshillosh, ai nuk dëgjon. Sado i lodhurishte, ai do të luante me fëmijët.


Rezultate të ngjashme

SADOGRÍMË ndajf. Qoftë edhe një çikë, sadopak. Trego sadogrimë mëshirë për mua. Të ndihmohet sadogrimë kjo familje e varfër. A më do sadogrimë? A e bren sadogrimë ndërgjegjja?

Shfaq përkufizimin e plotë →

SADOKÉQ ndajf. Të paktën, më së paku. Ata sadokeq e vazhduan punën. Pas shumë vitesh sadokeq e përfundoi shkollën. Më thuaj sadokeq një fjalë të mirë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SADOKUDÓ ndajf. Pak, mjaftueshëm. Të krijojnë një përfytyrim sadokudo të plotë. Për t’i dhënë sadokudo zemër vetes. Këta punëtorë të kenë sadokudo dinjitetin që meritojnë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SADOKUDÓ lidh. Përdoret për të treguar se një veprim a ngjarje ndodh pavarësisht nga vështirësitë. Dy pjesët sadokudo nuk lidhen me çështjen. Nuk jetonte me familjen, por sadokudo …

Shfaq përkufizimin e plotë →

SADOMAZOKÍST,~E mb., mjek. Që merr ose jep kënaqësi seksuale nga shkaktimi i dhimbjes fizike ose poshtërimit ndaj një personi tjetër ose ndaj vetvetes, mazokist. Ai është një lider…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SADOMÓS lidh., vjet. Megjithatë. Sadomos, ishte e vërtetë. Sadomos, dukej bukur. Sin.: megjithëkëtë, sidoqoftë, prapëseprapë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SADOMÓS pj. Së paku. Shëmbëllen sadomos me fytyrë njeriu. Sadomos një punë të vogël e bën.Sin.: e pakta, të paktën, paksëpaku, tekefundit, tekembramja.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SADOPÁK ndajf. Qoftë edhe në një masë fare të vogël, qoftë edhe fare pak. Një njeri sadopak i kulturuar. Do ta njihte sadopak. Ka lënë gjurmë sadopak. Nuk e ndryshoi sadopak mendim…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SADÓQË lidh. Megjithëse. E fali sadoqë i bëri padrejtësi. Iu përgjigj qetë sadoqë ndihej i indinjuar. Do ta ndihmonte sadoqë ai nuk e meritonte.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SADÓSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është në masën e duhur. Ata dhanë një ndihmë të sadoshme. Na nevojitet një mbështetje e sadoshme. Kishte bërë një përparim të sadoshëm.Sin.: i duhur,…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.