Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SADAKÁ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. Ndihma që i jepet të varfrit si lëmoshë. Ai që jep sadaka është më i lumtur sesa ai që e pranon atë.
2. Ndihma që i jepet dikujt në nevojë në rast fatkeqësie. Ndajnë sadaka për njerëzit në nevojë për Bajram.
3. Dhënie e jetës për një qëllim të madh. Për besë jetën e bëj sadaka!
✱Sin.: dorëdhënie, fli.
SADÁKASH,~E mb. Që është bërë për gjynah, që është për t’i dhënë lëmoshë, që është për t’i dhënë sadaka. Një burrë sadakash më ndaloi. Takuan gruan sadakashe. I ndihmonte gjithmonë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SADÁKASH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT përb. Ai që lyp sadaka. Sadakashin e përbuzën të gjithë. Mos bëj si sadakashët. ✱Sin.: lëmoshënjak, lëmoshëtar, lypës, përderës.
Shfaq përkufizimin e plotë →SADÁKASH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET përb. Ajo që lyp sadaka. Sillet si sadakashe. Ngado shohim sadakashe.✱Sin.: lëmoshënjake, lëmoshëtare, lypëse, përderëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë