Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SABOT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Dëmtoj me dashje e fshehurazi pajisje, makineri, ndërtesa etj. për të penguar punën; pengoj, çrregulloj a prish mbarëvajtjen e një pune a të një veprimtarie, duke vepruar në mënyrë të mbuluar. Sabotuan një makinë. Sabotonin prodhimin.
2. Pengoj arritjen e një qëllimi ose kryerjen e një veprimtarie, duke punuar fshehurazi për ta dëmtuar nga brenda. Sabotuan marrëveshjen (bisedimet). U mundua të sabotonte aksionin policor. Kërkon të sabotojë protestën. Sjellje që sabotojnë jetën tuaj. Sabotonin të gjitha përpjekjet.
✱Sin.: minoj, prish, pështjelloj, ngatërroj.
►SABOT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e SABOTÓJ. Marrëveshja u sabotua prej të dyja palëve.✱Sin.: dëmtohet, pengohet, minohet, prishet, çrregullohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë