Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SABÍK,~E mb. Që është në moshë të vogël. Ishte sabik kur i vdiq babai. Kishte vetëm një vajzë sabike. Fëmijët i kishte akoma sabikë.
✱Sin.: i mitur, i vogël, riosh, mitar, i parritur, i vocërr, vogëlush, njomëzak, filiz, i vogël, i njomë, miturak, i padjallëzuar, i çiltër, i thjeshtë, miturishte, i papjekur, i papërvojë, i papërgjegjshëm.
SABÍ,~A f. sh. ~, ~TË bised. Fëmijë i vogël. Shiko si fle sabia i Zotit. Mos u merr me atë ti, se është sabi. I shkoi në thikë, pleq edhe sabi. ✱Sin.: foshnjë, kërthi, krijimëz.
Shfaq përkufizimin e plotë →SABÍT vep., ~A, ~UR kal. E thaj, ia heq lagështirën. I ka sabitur lulet. Bimët i ka sabitur ky mot. ✱Sin.: fik, parit, tkurr.
Shfaq përkufizimin e plotë →►SABÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Thahem. Janë sabitur drutë. 2. pës. e SABÍT. Jam sabitur nga rruga e gjatë.✱Sin.: përfikem, paritem, tkurrem.
Shfaq përkufizimin e plotë →SABÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur sabit a sabitem; tharje. Këtë sabitje nuk e kemi parë ndonjëherë. Sabitja po e dëmtonte prodhimin. Duhen marrë masa për të parashikuar sabit…
Shfaq përkufizimin e plotë →SABÍTUR (i, e) mb. Që është sabitur, që është tharë. Bima nuk duhet të jetë e sabitur. Po më dukesh i sabitur. Dërrasa të sabitura.✱Sin.: i tharë, i terur, i përtharë, i fikatur, …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë