Fjalori


Rezultate të ngjashme

SËMÚNDJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Çrregullim i ndjeshëm ose dëmtim i veprimtarisë së zakonshme në trupin e njeriut a në trupin e kafshëve ose te bimët për një kohë të shkurtër a për s…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SËMUNDJEKÉQ,~E mb. Që ka sëmundje të pashërueshme. U gjendej gjithmonë pranë pacientëve sëmundjekeq.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SËMUNDJEMBÁRTËS,~E mb. Sëmundjeprurës. Lufta kundër insekteve sëmundjembartëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SËMUNDJENDJÉLLËS,~E mb. Që ndjell një sëmundje. Këto sjellje mund të ishin sëmundjendjellëse. Mungesa e higjienës është sëmundjendjellëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SËMUNDJEPRÚRËS,~E mb. Që është shkaktar i përhapjes së një sëmundjeje ngjitëse. Mikrobe sëmundjeprurëse. Parazitë sëmundjeprurës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SËMUNDJESHKAKTÚES,~E mb. Që shkakton një sëmundje. Duhani njihet si element sëmundjeshkaktues. Ndotja e mjedisit është sëmundjeshkaktuese.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SËMUNDJESHKATËRRÚES,~E mb. Që shkatërron një sëmundje. Në natyrë gjenden barëra sëmundjeshkatërruese.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SËMUNDSHMËRÍ,~A f. Numri i të sëmurëve në një vend gjatë një periudhe të caktuar ose në krahasim me numrin e popullsisë. Në dimër ka sëmundshmëri më të lartë. Po punohet që të ulet…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.