Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SËMBÁR vep., ~A, ~UR kal. E vë në rrugë të mbarë, e vë në udhë të drejtë; përudh. E sëmbari djalin. Mësuesi e ka sëmbarur edhe nxënësin më të pabindur.
Shfaq përkufizimin e plotë →►SËMBÁR/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Vihem në rrugë të mbarë, vihem në udhë të drejtë; përudhem. Ka ardhur koha të sëmbaresh dhe ti. I ishin sëmbarur kaq mirë djemtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SËMBÁRI ndajf. Nga ana e mbarë (e stofit etj.). Kjo copë nuk punohet sëmbari. E solli sëmbari fustanin.
Shfaq përkufizimin e plotë →SËMBÁRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur sëmbar a sëmbarem; përudhje. Kishin nevojë për një sëmbarje. Shembulli i tij do të shërbente për sëmbarjen e të tjerëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë