Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. bised. I bie me forcë diçkaje a dikujt, e godas fort. I sëllon dajres. I sëlloi fort topit. I sëlloi me pëllëmbë. I sëlloi me sa fuqi kishte.
2. fig. E bëj diçka me gjithë forcën, me sa mundem; ia shkel. I sëllonte mitralozit shtinte me mitraloz dendur e pa pushim. Ia sëlloi dikujt i foli rëndë; mori masa të rënda ndaj dikujt.
✱Sin.: bie, mëshoj, godas, qëlloj, rrah.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë