Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►SËKËLLDÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. bised., vetv. Shqetësohem shumë a bëhem merak, mërzitem, brengosem. Mos u sëkëlldis! Nuk sëkëlldisej fare për atë punë.
2. vetv. E ndiej veten ngushtë, shqetësohem kur më vjen dikush ose kur më kërkon diçka papritur. Rrini, rrini, mos u sëkëlldisni!
3. pës. e SËKËLLDÍS.
✱Sin.: bezdisem, sëndisem, merakosem.
SËKËLLDÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. bised. I sjell një shqetësim a vështirësi në trup, i jap sëkëlldi. Na sëkëlldisi vapa. Po më sëkëlldisin këto rroba.
2. fig. I shkaktoj hidhërim a shqetësim të madh dikujt. E sëkëlldisi me fjalë. Nuk kishte për qëllim ta sëkëlldiste.
✱Sin.: shqetësoj, hidhëroj, brengos, mërzis, bezdis, merakos.
SËKËLLDÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. bised. Shqetësim që ndihet në trup nga një sëmundje etj., vështirësi në punën e organeve të trupit. Kam një sëkëlldi në stomak. I jep sëkëlldi plaga. M…
Shfaq përkufizimin e plotë →SËKËLLDÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. bised. I sjell një shqetësim a vështirësi në trup, i jap sëkëlldi. Na sëkëlldisi vapa. Po më sëkëlldisin këto rroba. 2. fig. I shkaktoj hidhërim a s…
Shfaq përkufizimin e plotë →SËKËLLDÍSJ/E,~A f. 1. bised. Veprimi kur sëkëlldis a sëkëlldisem. Sëkëlldisja e plagës do t’i kalonte. Nuk po e duronte dot sëkëlldisjen e rrobave. 2. fig. Shkaktimi i një hidhërim…
Shfaq përkufizimin e plotë →SËKËLLDÍSUR (i, e) mb., bised. 1. Që është sëkëlldisur; që është shumë i shqetësuar, i brengosur a i mërzitur. Me fytyrë të sëkëlldisur. Rrinte i sëkëlldisur. 2. Që ka vështirësi, …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë