Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RUS,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Banor vendës i Rusisë ose ai që e ka prejardhjen nga Rusia.
RÚS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Zbres, varem poshtë. Rusem nga mali.
Shfaq përkufizimin e plotë →RUSGJÉR,~I m. Shi i rrëmbyeshëm e i rëndë. Ra një rusgjer.✱Sin.: rrebesh, shi.
Shfaq përkufizimin e plotë →RUSHÁT,~I m., vjet., etnogr. Mergjur.
Shfaq përkufizimin e plotë →RUSÍCA,~T f. vet. sh., fet. 1. Festë e komunitetit fetar ortodoks që kremtohet zakonisht nga gratë dhe fëmijët njëzet e pesë ditë pas pashkëve. Dita e rusicave. Kënga e rusicave. 2…
Shfaq përkufizimin e plotë →RUSÍSHT ndajf. Në gjuhën ruse. Flas (mësoj) rusisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →RUSÍSHT/E,~JA f. Gjuhë indoevropiane e grupit sllav, që flitet në Rusi, gjuha ruse. E flet (e di) rusishten.
Shfaq përkufizimin e plotë →RUSKË mb. Qimekuqe. Pelë ruskë pelë e kuqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →RÚSP/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. vjet. Monedhë e vogël floriri. 2. fig., bised. Vajzë shumë e bukur.
Shfaq përkufizimin e plotë →RÚSP/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Makinë automatike me zinxhirë, që përdoret për të gërryer ose për të sheshuar dheun dhe zhvendosur materialet. I vunë ruspat e shkatërruan.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë