Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RUP,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Monedhë e dikurshme prej dhjetë paresh, e barabartë me një të katërtën e groshit; dhjetësh. I shiti për pesë rupe. Nuk i dha asnjë rup.
2. kryes. sh. Monedha që i varnin gratë si gjerdan në qafë a në gjoks për stoli. Rupe argjendi. I vareshin rupet sërë-sërë. Nuk shkohet me tre rupe në dasmë (fj. u.) duhet të jesh i përgatitur mirë kur ndërmerr diçka të madhe.
RÚPI m. vet. nj. tr. sh. ~, ~T Njësia monetare bazë e Indisë, e Pakistanit dhe e disa vendeve të tjera të Azisë Jugore; monedhë që ka këtë vlerë.
Shfaq përkufizimin e plotë →RUPÍZG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Boçë pishe. Rupizgë e rënduar.
Shfaq përkufizimin e plotë →RÚP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Shpatinë pa drurë. U ngjit rupave.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë