Fjalori
RUMUNE

RUMÚN/E,~JA f. sh. ~Ë, ~ËT Banore vendëse e Rumanisë ose ajo që e ka prejardhjen nga Rumania; qytetare e Rumanisë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: RUMUN
RUMUN

RUMÚN,~E mb. lidhet me Rumaninë ose me rumunët, që është karakteristik për Rumaninë ose për rumunët, i Rumanisë ose i rumunëve; që është krijuar nga rumunët. Populli rumun. Gjuha (letërsia) rumune. Shtetas rumun. Valle (këngë, veshje) rumune. Ekonomia rumune.

RUMUN

RUMÚN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Banor vendës i Rumanisë ose ai që e ka prejardhjen nga Rumania; qytetar i Rumanisë.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.