Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►RÚ/HEM jovep., ~AJTA (u), ~AJTUR 1. vetv. Kujdesem që të mos më ngjajë ndonjë e keqe a e papritur, kam kujdes, mbrohem. Ruhem nga të ftohtët. Ruhem nga rreziku (nga armiku). Ruhuni nga vinçi! U ruajt pas disa gurëve.
2. vetv. I largohem, i shmangem diçkaje të pakëndshme; kam kujdes në marrëdhëniet me dikë, që mund të më bëjë një të keqe, i rri larg. I ruhem sherrit (rrezikut). U ruhem goditjeve. U ruhet telasheve. U ruhet njerëzve të panjohur. Ruhu prej tij!
3. vetv. Kam kujdes të mos e bëj diçka, përmbahem që të mos e bëj diçka padashur, kujdesem. Ruaju se mos e zgjosh! Ruaju se flet! Ruaju mos thuash gjë!
4. vetv., vet. v. III Mbetet në gjendjen e mëparshme pa u ndryshuar, nuk zhduket a nuk humbet, mbetet; kund. humb. Ruhen traditat (zakonet). Është ruajtur miqësia (dashuria) ndërmjet tyre.
5. vetv., vet. v. III Mbetet në gjendje të mirë, nuk dëmtohet a nuk prishet; kund. prishet. Ruhen ushqimet (pemët). Ishin ruajtur vetëm muret. Është ruajtur një pjesë e dorëshkrimit.
6. vetv., vet. v. III Mbetet e ngulitur në mendje, në kujtesë, nuk shlyhet, nuk fshihet, nuk zhduket. Ruhet në kujtesë (në mendje).
7. pës. e RÚAJ. I ruhet e drejta.
✱Sin.: pruhem, purohem, largohem, shmangem, kujdesem, mbahet, mbrohem.
♦I ruhet si *vdekjes. Ruhet (ikën, largohet) si shejtani (si djalli) nga *temjani.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë