Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RRYL,~I m. sh. ~A, ~AT 1. anat. Gabzherr, skërfyell. Rryli i fytit. I zuri rrylin.
2. vet. sh. Damarët e fytit. I dolën rrylat. E kapi për rrylash.
3. Grykë; lëfyt. Rryli i enës.
4. vet. sh. Makarona të vogla si guaska kërmilli, bobole. Gatuaj rryla.
5. Kalli misri i madh, i mbushur plot me kokrra. Rrylat e misrit. Zgjodhi rrylat më të mirë.
6. fig. Njeri me trup të gjatë e të madh, por zakonisht pak i trashë nga mendja. Rryl është nga mendja.
✱Sin.: gjataman, trashaman.
♦ Më doli rryli i fytit u çora duke thirrur a duke bërtitur ose duke folur me zë të lartë e gjatë.
RRÝL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Thjerrëz. Rryla të thata. Supë me rryla.✱Sin.: groshë, groshëz.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë