Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RRUSH,~I m. Pemë frutore me trung të gjatë e të hollë dhe me gjethe të gjera si pëllëmbë, që përdridhet e kacavaret duke u kapur me dredhat e degëve të njoma, e që bën kokrra të mbledhura në vile, hardhi; kokrrat e kësaj peme, zakonisht të rrumbullakëta e të mbledhura në bistakë, me cipë të hollë e me lëng brenda, që përdoren për të ngrënë dhe për të bërë verë, raki etj. Rrush i bardhë (i zi, i kuq). Rrush dimërak. Rrush buallës (kumbullor). Rrush larush (dhelpër) rrush me kokrra gjysmë të bardha gjysmë të zeza a të kuqërreme. Rrush qelbës rrush me erë. Rrush çilek rrush me një erë të ngjashme me atë të luleshtrydhes. Rrush pulëz rrush kokërrvogël, i bardhë. Rrush arre rrush kokërrmadh, i bardhë e shumë i ëmbël. Rrush bishtdhelpre rrush me kokrra të gjata, të rralla, të bardha e pak majhoshe. Rrush i egër (rrush gardhi, rrush lepuri) larushk. Rrush i papjekur (i pabërë, aguridh). Rrush pa fara (me fara). Kokërr rrushi. Bistak (vesh, veshul, vile) rrushi. Frenjat e rrushit. Bërsi rrushi. Lëng (musht) rrushi. Reçel rrushi. Sëmundjet e rrushit. Vjelja e rrushit. Shtrydh (shtyp) rrushin.
2. bot. Gjymtyrë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta bimësh. Rrush alpesh. Rrush amerikan. Rrush arushe. Rrush deti. Rrush dimëror. Rrush dhelpre. Rrush frëngu. Rrush frëngu amerikan. Rrush frëngu bregdetar. Rrush frëngu degëhollë. Rrush frëngu i egër. Rrush gardhi. Rrush gurësh. Rrush gjarpri. Rrush i egër. Rrush i zi. Rrush japonez. Rrush lepuri. Rrush maceje. Rrush mali. Rrush me erë. Rrush moskat. Rrush muri. Rrush pule. Rrush qeni. Rrush qyqeje. Rrush tajge. Rrush toke. Rrush thëllëze. Rrush thiu. Rrush ujku. Rrush vajguri. Rrush Venediku. Rrush veror. Rrush zogu.
3. fëm. përk. Organi seksual i djalit.
✱Sin.: pjergull, vilez, mushtak.
♦ I bën (i pjell) rrush edhe shelgu (dikujt) shih i bën vezë edhe gjeli (edhe këndesi, edhe kaposhi) (dikujt). Kur të bëjë shelgu rrush asnjëherë, kurrë; kur të bëjë larushku rrush; kur të bëhen lendet lajthi; kur të bëjë qarri arra. Kur të bëjë shtogu rrush kurrë, asnjëherë; kur të bëjë shelgu rrush; kur të bëjë larushku rrush; kur të bëjë qarri fiq; kur të bëhen lendet lajthi. Kur të bëjë larushku rrush iron. shih kur të pjellë mushka iron. E bëri rrush e kumbulla (dikush) e prishi gjithë pasurinë për hiçgjë a i shpenzoi të gjitha paratë kot, i harxhoi me dorë të lëshuar e pa dobi; e hodhi në erë; e bëri tym (diçka). Gjeti rrushi koshin shih gjeti tenxhereja kapakun. Kërkon rrush (*thana, dardha, fiq) në shënëndre (në dimër) (dikush). Si rrushi pa furkë (pa herek) (dikush) pa mbështetje, pa përkrahje. Rrush i pabërë (i papjekur) mospërf. 1. Njeri, zakonisht i ri, që nuk ka pjekuri mendore; aguridh, kungull. 2. Njeri i ashpër, i cili nuk kupton ose me të cilin nuk merresh dot vesh. (E bëri) rrush e prush (diçka) shih (e bëri) shkel e shko (diçka). Rrush e qyqe (dikush) shumë i varfër; në pikë të hallit; me dy cangadhe; me bajga në mur keqar.; me një gjysmë opinge; mish në mashë2. Rrush të një vreshti keq. njerëz të njëllojtë, si njëri edhe tjetri, me të njëjtin formim, me të njëjtat mendime, virtyte a vese; brumë i një mielli; buka e një mielli; çerep e vegsh të një dheu; janë të një dore. Sheh rrushi rrushin e piqet thuhet kur dikush ndjek shembullin e një tjetri, vepron nën ndikimin e të tjerëve, siç sheh bën, merr veset a virtytet e tyre; sheh molla mollën e piqet. (Shkoi) si *qeni në rrush (në vresht) (dikush) mospërf. Sa të thuash rrush, ai ka ngrënë një kosh shak. është shumë i shkathët e i shpejtë; nuk ia kalon dot për të bërë një gjë, sado e vështirë qoftë; ta merr kafshatën nga goja (dikush); ia del mbanë (diçkaje); t’i shkosh nën krahu (dikujt).
RRUSHATÁK,~E mb. Që bën kokrra të rrumbullakëta, të ëmbla e me shumë lëng (për një lloj dardhe). Dardhë rrushatake.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRUSHÉM/Ë (i), ~E (e) mb. Që nuk është as i njomë as i thatë (për drutë). Dru të rrusheme.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRUSH/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET bot. 1. Fryti i disa bimëve, që ka tul plot lëng dhe farat të shpërndara nëpër të, pemël. Rrushk i tharë.2. vet. sh. Bimë si rrushi, luleshtrydhja, mje…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÚSHKU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT bot. 1. Shkurre e viseve mesdhetare, me kërcell shumë të degëzuar e me lëng të hidhur, me gjethe të vogla si luspa, përherë të blerta e me majë të mp…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÚSA,~T f. vet. sh. Copa zbokthi ngjitës në majën e butë të kokës së foshnjës. I heq rrusat fëmijës.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÚS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Zbres. U rrusa nga mali.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRUSFÁQ ndajf. Për turp, për faqe të zezë. E bëri rrusfaq.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRUSFAQÍT (RRUSFAQÍS) vep., ~A, ~UR kal. Turpëroj. E rrusfaqiti të shkretin.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRUSPÍ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Femër që gjykohet për sjellje morali jokorrekte nga grupi shoqëror ku bën pjesë. Nuk ishte rruspie. Ajo rruspie punonte fshehurazi.✱Sin.: kurvë, prostitu…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÚSP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT tek. Pjesë e gjerë metalike e përparme e buldozerit. U vuri rruspën barakave të vjetra.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë