Fjalori
RRUGË

RRÚG/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Brez ose rrip toke i rrahur a i shtruar për të kaluar njerëzit, kafshët dhe mjetet; vijaajër ose në det, nëpërcilën kalojnë mjetet e fluturimit a të lundrimit; udhë. Rrugë e ngushtë (e gjerë, e drejtë, e mirë). Rrugë e madhe xhade. Rrugë kryesore (anësore). Rrugë e hekurt hekurudhë. Rrugë malore (pyjore, fushore). Rrugë kombëtare. Rrugë këmbësore (për këmbësorë). Rrugë automobilistike. Rrugë ajrore (detare, lumore). Rrugë qorre (pa dalje). Rrugë me kalldrëm. Bërryli i rrugës. Në kryqëzimrrugëve. Pastrues i rrugëve. Hapën (çelën) një rrugë. Shkoj rrugës. I lidhën me rrugëgjitha zonat. Rrugë e pa rrugë venderrahura e të parrahura për të kaluar, nëpër çdo vend nga mundkalohet.
2. Rrip toke në një qendërbanuar, zakonisht i shtruar me asfalt, me ndërtesa në të dyja anët dhemban një emër; tërësia e ndërtesavendodhen në të dyja anët e këtij kalimi. Rruga “Naim Frashëri”. Banojrrugën “Skënderbeu”. Familjet e rrugës sonë.
3. vet. sh. Vendi jashtë banesës ose qendrëspunës. Fëmijë rrugësh rrugaç. Vajzë (grua) rrugësh vajzë (grua) e përdalë. Qen rrugësh qen endacak. Fjalë rrugësh thashetheme, fjalë e pahijshme. Dolirrugë doli jashtë. Bredh (shëtit) rrugëve.
4. Hapësirë e lirë për të kaluar përpara; vendi, shtegu nga mundkalojmë e të ecimtutje; kalim. Rrugë e lirë. Rrugë kalimi. Mbyllen (zihen) rrugët. Hapet rruga. I lë (i hap, i bëj) rrugë.
5. Korridor në çdo kat të ndërtesave; secila nga mesoret ndërmjet radhëve të karrigeve në një sallë etj., rruginë. Rrugët midis karrigeve. Rrugët e sallëskinemasë.
6. Largesaduhetpërshkojmë për të shkuar nga një vend në një tjetër. Rrugë e gjatë (e shkurtër). Rruga nga Durrësi në Prishtinë. Bëmë një copë rrugë. E bëri rrugën me biçikletë.
7. Kohaduhet për të shkuar në një vend tjetër. Një orë rrugë. Mban dy ditë rrugë deri atje. Sa mban kjo rrugë? Sa rrugë kemi bërë?
8. Udhëtimi për të shkuar në një vend tjetër. Rrugë e largët. Rruga e mërgimit (e kurbetit). Llogarit shpenzimet e rrugës. U ndalëm disa herë gjatë rrugës. Në rrugë e sipër. Nisem për rrugë. Marr (zë, nis) rrugën nis udhëtimin. Bëj rrugë me makinë udhëtoj me makinë. Vihemrrugë (për rrugë) nis udhëtimin. Mbetemrrugë (në gjysmërrugës) nuk përfundoj udhëtimin. Vij nga rruga. E zuri natarrugë. E kemi rrugën bashkë. Rruga e mbarë! urim për t'i shkuar mbarë dikujt një udhëtim i gjatë.
9. Drejtimi i lëvizjes për të shkuar deri në një vend. Ndërroi rrugën. Rrugën e gjeti lehtë. E dinte rrugën me sy mbyllur. Humbas (ngatërroj) rrugën. I heq (i prij) rrugën dikujt përçoj, drejtoj, udhëheq.
10. fig. Drejtimi në të cilin zhvillohet një dukuri, një ngjarje a një proces, ecuriandjek zhvillimi i diçkaje; vijandjek dikush drejt një qëllimi. Rruga e jetës (e zhvillimit). E vurirrugëdrejtë (të mbarë). Mori rrugëdrejtë (të gabuar) puna. Ecirrugënjohura (të panjohura, të pashkelura).
11. fig. Mundësia e lirë për të ecur përpara, për t'u zhvilluar a për të shkuar më tej; mundësia e lirë për të shprehur ndjenjat, mendimet. I hapi (i çeli) rrugën për t’u shprehur. I mbylli (i zuri) rrugën e fjalës. I la rrugë. E ka rrugënlirë (të hapur, të mbyllur, të zënë).
12. fig. Mënyra, metodandiqet a që duhet ndjekur për të zgjidhur diçka a për të arritur diçka; mënyra e zakonshme a e rregullt e zgjidhjesçështjeve; zgjidhje. Rruga e zgjidhjesproblemit. Me (në) rrugë shtetërore (shoqërore, zyrtare, ligjore, administrative, diplomatike. I jap rrugë diçkaje e zgjidh; vendos se ç'duhet bërë, si duhet vepruar; i jap zgjidhje. Zgjedh rrugën më të përshtatshme. Përdorgjitha rrugët. Me rrugëtërthortë.
13. fig. Mënyra e sjelljes ose e veprimevedikujt. Ecënrrugëdrejtë vepron ose sillet me çiltëri, siç e kërkon e drejta. E solli (e vuri) në rrugëmbarë e ndihmoiveprojë a të sillet mirë, siç duhet.
14. fig. Periudha e përshkuar nga dikush a nga diçka deri në një pikë; ngjarjet, veprimet dhe zhvillimi deri në një kohë. Rruga e historisë. Rruga e popullit shqiptar.
15. bised. Vajtje e ardhje nga pika e nisjes gjerpikën e arritjes zakonisht me kafshë barre, me qerre a me automjete për të bartur diçka, udhëtimi deri në një vend e kthimi përsëripikën e nisjes. Bëri dy rrugë. Ka mbajtur tri rrugë çimento. Bëri një rrugë bosh (pa ngarkesë).
16. anat., vet. sh. Gyp i zbrazët, nëpërcilin kalon ushqimi, gjaku, ajri etj. Rrugët e tretjes. Rrugët e frymëmarrjes.
Sin.: derven, shteg, drejtim, hulli, vijë, ravë, vijë, binar.
U rrugë (udhë) (për diçka) është përsëritur aq shumë diçka, sa nuk ka më asnjë pengesë që të ndodhë prapë, paskëtaj mundpërsëritet, u e zakonshme, nuk e ndal askush e asgjë, thuajse pranohet. E bëra rrugën *baltë. T’u bëftë rruga (udha) *dritë! ur. T’u bëftë rruga *sapun! mallk. bëhet rruga *ujë. Bën rrugë (udhë) (diçka) përhapet më tej; gjen përkrahje, gjen mbështetje. E bëri rrugë (udhë) (dikush) e bëri zakon diçka, e përsëriti aq sa e teproi; e quannatyrshme. I bëj (i lëshoj, i hap) rrugë (udhë) (dikujt) tërhiqem përpara dikujt, e lë grindjen a kundërshtimin me të, mënjanohem, e lë të dalë e tija; e lë të lirëveprojë si të dojë; lëshoj brezin (i pari)2. Ia bëri pa rrugë (dikujt) ia hodhi padrejtësisht, ia punoi pa të drejtë; ia drodhi, nuk veproi ndershmërisht; ia bëri me hile. Ia bëri rrugën (udhën) *burg (dikujt). S’më bën rruga *shteg (për diku). Ma bëri rrugën *ujë (dikush). bie rrugaI (udhaI) (diku) kaloj rastësisht diku, dal atje jo qëllimisht, ashtuqëlloi që të shkoj andej; andej kalonte rrugakisha nisur. bie rrugaII (udha II) (diku) ndodhem rastësisht në një vend, s’kisha menduarshkoja atje, duke ndjekur rrugën ajosolli diku; rastis diku. Çaj rrugën përparoj vetëjetë a në punë, duke kapërcyer çdo vështirësi a pengesë. Çaj rrugën (udhën) (i pari) nis i pari një punëvështirë dhe e bëj më të lehtë për të tjerët më pas; eci i pari në një drejtim të ri; çaj (hap) shtigje. Çel (hap) rrugëreja shih çel (hap) shtigjereja. Doli nga rruga (rruge) (nga udha, udhe) (dikush) iu shmang rrugësdrejtë, i kaloi kufijtë, e shkeli rregullin e zakonshëm e të lejueshëm; sillet a vepronmënyrështrembër dhe keq, nuk ecën më në rrugëmbarë; u prish; doli nga hullia; ka dalë nga binarët; e kaloi (e kapërceu) kufirin. Si ta dojë rruga shih si të jetë e udhës. Ecirrugën (e dikujt) shih ndjek rrugën (e dikujt). E gjen rrugën (udhën) (dikush) nishyjëdrejtimin e duhur, e kupton a e di tashti se si duhetveprojë. Si e gjete rrugën! shak. ku ke qenë deri tani, si s’ke ardhurshpesh (i thuhet një njeriudashur, kur mbërrin për të bujtur a për vizitë pas shumë kohësh te dikush); kund. nuk e lë rrugën (udhën) të mbijë bar (dikush) iron. Nuk e kam gjeturrrugë (në udhë) (dikë a diçka) e kam rritur dikë me mundime e është imi; e kam arritur diçka me përpjekje e me djersë, s’më ka ardhur vetë. Ia hapi rrugën (dikujt a diçkaje) e la të veprojë a të ndodhë lirisht, nuk e pengon; i la fushëlirë; i hapi (i çeli) shtegun; kund. ia mbylli rrugën. Harroi rrugën (udhën) (dikush) iron. 1. Nuk di ngaikë nga hutimi, nga frika etj. 2. Nuk më vjen më në shtëpi, ka një kohëgjatë pa ardhur. E hodhi (e nxori) në rrugë (të madhe) (në mes të rrugës, në mes të katër rrugëve) (dikë) shih e hodhi (e nxori) në udhë (të madhe) (në mes të udhës, në mes të katër udhëve) (dikë). S’më hiqet nga rruga (nga udha) (dikush a diçka) më del gjithnjë si pengesë, nuk më lë të qetë a të lirëveproj; më ngatërron vazhdimisht. Humb (humbet) rrugën (udhën) në oborr (dikush) tall. është hutaq i madh, ngatërrohet shpejt edherrethananjohura; është fare i paaftë, s’është i zoti për asnjë punë. Ka hyrë rrugë (në udhë) të drejtë (të mbarë). 1. (dikush). Po vepron drejt, po sillet mirë, ashtu si duhet; e mban drejt timonin; kund. ka hyrërrugë (në udhë) të shtrembër. 2. (diçka). Po shkon drejt zgjidhjesduhet, ecën mirë, shkon mbarë; kund. ka hyrërrugë (në udhë) të shtrembër. Hyrirrugë (në udhë) të gjerë (dikush a diçka) kapërceu pengesat dhe mundpërparojëlirisht. Ka hyrërrugë (në udhë) pa krye. 1. (dikush). Ia ka hyrë një pune, por nuk di si do t’i vejë filli, filloi diçka, së cilës nuk i di fundin ose nuk mund t’ia dalë mbanë. 2. (diçka). Nuk po shkon drejt zgjidhjes, është ngatërruar keq, s’i dihet fundi; ka hyrërrugë (në udhë) të shtrembër. Ka hyrërrugë (në udhë) të shtrembër. 1. (dikush). Po vepron e po sillet keq, po gabon vazhdimisht; mori rrugë (udhë) të keqe (të shtrembër); kund. ka hyrërrugë (në udhë) të drejtë (të mbarë). 2. (diçka). Nuk po shkon drejt zgjidhjesduhet; nuk do të përfundojë ose do të përfundojë keq; ka hyrërrugë (në udhë) pa krye; mori rrugë (udhë) të keqe (të shtrembër); kund. ka hyrërrugë (në udhë) të drejtë (të mbarë). Ështërrugë (në udhë) të drejtë (të mbarë). 1. (dikush). Po vepron e po sillet ashtu si duhet; po punon mirë, po bën atë që duhet. 2. (diçka). Po shkon drejt zgjidhjesduhet, pritetpërfundojë mirë; ështëvijë. Ështërrugë (në udhë) e sipër (diçka) po punohet për të, po ecën; po kryhet, po përfundon, po shkon drejt zgjidhjes. I jap rrugë (udhë) (diçkaje) e zgjidh ose e vë drejt zgjidhjes; e lë të eci a të zhvillohet lirisht; i jap fill; i jap majë; e nxjerrmajë (diçka). I dha rrugët (udhët) (dikujt) e dëboi, e përzuri dhe nuk interesohet më për të; e la pa asnjë ndihmë e përkrahje; i dha duart. E ka rrugën (udhën) *të hapur (dikush). Ktheu (ndërroi) rrugë (udhë) (dikush) ndryshoi qëndrim e sjellje (zakonisht për të mirë); u përmirësua, hoqi dorë nga sjellja e keqe a nga paudhësitë, i la mbrapshtitë; nisimbajë qëndrim më të mirë kundrejt dikujt a për diçka. E la në *gjysmërrugës. La *kockat rrugëve (udhëve) (dikush). E la në *mes të rrugës (në mes të udhës) (diçka). E la (e nxori) në mes të *rrugës (të katër rrugëve) (të udhës, të katër udhëve) (dikë). I la rrugë (*udhë) (diçkaje). E la në rrugë (në udhë) (diçka) nuk e çoi derifund, nuk e ndoqi derisapërfundonte, e la pa e përfunduar, e la përgjysmë. E la në rrugë (në udhë) të madhe (në mes të katër rrugëve) (në mes të katër udhëve) (dikë) e braktisi, nuk i jepasnjë ndihmë a përkrahje. I lë rrugë (udhë) të lirë (dikujt a diçkaje) e lejoj dikë a diçka që të kalojë, nuk e pengoj; lejoj që të zhvillohet lirisht diçka. Mori rrugë (udhë) (diçka) nisizhvillohet, të përhapet, të bëjë përpara a të zgjidhet; erdhigjendje që të ecë mbarë; filloi; mori hullimbarë. Mori rrugët (udhët) (dikush). 1. La shtëpinë dhe u nis për të gjetur vend jetese e pune ku të rastisë; u arratis e s’dihet se ku ka shkuar; humbi pa gjurmë. 2. Iku kuturu, pa drejtim, nuk pa nga shkoi; iku nga një hall; iku i mërzitur, i inatosur a i dëshpëruar; (iku) nga sytë këmbët. 3. U shthur, u prish nga edukata e sillet keq, bredh rrugëve e bën rrugaçëri; mori rrugë (udhë) të keqe (të shtrembër). Mori rrugë (udhë) të keqe (të shtrembër) (dikush) nisishthuret, u prish nga edukata e nisi sillet a të veprojë keq, bredh rrugëve e bën rrugaçëri; mori rrugët3; ka hyrërrugë (në udhë) të shtrembër. Mat rrugët (udhët) (dikush) tall. endet, bredh pa punë poshtë e përpjetë, sorollatet kot. Mbeti rrugëve (*udhëve) (dikush). Mbetirrugë (në *udhë) (në mes të rrugës) (në mes të udhës) (diçka). Mbetirrugë (të madhe) (në mes të rrugës, në mes të katër rrugëve) (dikush) shih mbetiudhë (të madhe) (në mes të udhës, në mes të katër udhëve) (dikush). Ia mbylli rrugën (udhën) (dikujt a diçkaje) e pengoiecë përpara dikë a diçka, ia hoqi çdo mundësi për të përparuar, i vuri pengesapakapërcyeshme; i zuri rrugën (udhën); ia mbylli shtegun; kund. ia hapi rrugën (udhën). Ndjek rrugën (udhën) (e dikujt) bëj si dikush, vazhdoj si ai; vijojpunoj sipas shembullit e përvojës së tij; ecirrugën (e dikujt); i shkon (i vete) pas ujërave (dikujt). Ngatërron rrugën (dikush) nuk bën atë punëduhet bërë a nuk thotë ato fjalëduhen thënë në një rastcaktuar; flet tjetër për tjetër ose nuk i drejtohet atijduhet, por dikujt tjetër. E nxorirrugë (dikë) e shpëtoi nga rreziqet a e nxori nga një gjendje e vështirë; e nxori në va. Ma pastroi rrugën (udhën) (dikush) më hoqi çdo pengesë ose rrezik që më kishte dalëpunën time; ma bëri më të lehtëpërparoj a të arrij diçka; ma bëri rrugën (udhën) ujë. I pres rrugën (udhën) (diçkaje) marr masa që më parë që të mos ndodhë a të mos zhvillohet më; e pengoj, e ndaloj; i mbyll shtegun; i mbyll derën (dyert). *Qen (zagar) rrugësh (sokaku, zorrësh) përb. Rrugë (udhë) pa krye gjendjecilës nuk i dihet si do t’i vejë filli, diçkacilës nuk i dihet fundi; diçka pa rrugëdalje; rrugë (udhë) e verbër (qorre). Rrugë (udhë) e mesme libr. zgjidhjepërpiqetjetë në mes të dy anëvekundërta, pa anuar as nga njëra e as nga tjetra; mënyrë veprimisynonshmanget ngakundërtat ose t’i pajtojë ato. Një rrugë (një udhë) e dy punë mundzgjidhen njëkohësisht disa punë, mundbëhet njëherazi diçka krahas me një tjetër. Rrugë (udhë) e parrahur (e pashkelur) punë a drejtim që nuk e njohim, që s’e kemi provuar tjetër herë; punë e re; kund. rrugë (udhë) e rrahur (e shkelur). Rruga (*Udha) e Qumështit astr. Rrugë (udhë) e rrahur (e shkelur) punë a veprimështë bërë edheparë e që njihet mirë, që nuk kryhet për herëparë; shtigjerrahura (të shkelura); kund. rrugë (udhë) e parrahur (e pashkelur). Rrugë e pa rrugë nëpër vendeshkelura e të pashkelura; pa e pasurqartë se ku vete e ç’duabëj, kuturu; udhë e pa udhë; shtegshteg. rrugë (në udhë) e sipër. 1. Shkarazi e shpejt e shpejt, pa u ndalurhollësi për diçka, kalimthi. 2. Që është duke ardhur, që pritetvijë shpejt. Rrugë (*udhë) e shtruar. Me rrugëtërthortë me mënyra jo të rregullta a jo të drejta, jo si duhet e si bëjnë gjithëtjerët; tërthorazi; me hile, dredhazi. Rrugë (udhë) e verbër (qorre) punë a veprim që nuk sjell ndonjë përfundim ose zgjidhjepritur; drejtim që nuk të nxjerr gjëkundi; gjendje pa rrugëdalje; rrugë (udhë) pa krye. E sjellrrugë (udhë) të drejtë (të mbarë). 1. (dikë). E bëjjetë ashtu si duhet, të sillet mirë, të veprojë me pjekuri; e ndreq, e edukoj; e vë në rrugë (në udhë) të mbarë; e vë (e fut) në hulli. 2. (diçka). Nis ta zgjidh, krijoj kushte e mundësi për ta zgjidhur; e vë në rrugë (në udhë) të mbarë; e vë (e fut) në hulli; e vë në vijë. Ia shkurtoj rrugën (*udhën) (dikujt). pafsharrugë (në udhë) të madhe! mallk. të pafshabraktisur, pa ndihmë e pa përkrahje, keq e mos më keq!, rënçmjerim! Sheh rrugën (udhën) e vet (dikush) nuk përzihetpunët e të tjerëve, merret me atë punë që i takon; është indiferent ndajtjerëve. Shtroj rrugën (udhën) (për dikë a për diçka) i jap mundësi dikujt për të bërë diçka, ia sheshoj pengesat e ia heq vështirësitë; heq çdo pengesë e krijoj kushtepërshtatshmediçkabëhet lirisht e më lehtë; i sheshoj udhën (dikujt). I tregoj rrugën (udhën) (dikujt) mospërf. 1. E mësoj dikë si të dalë nga një gjendje e vështirë, si të ndreqet etj., i them si duhetveprojë për të zgjidhur diçka. 2. I jap përgjigjen e merituar dikujt; i tregoj vendin. 3. E dëboj dikë, e ndjek, e përzë; ia jap këpucët (opingat) në dorë. E vë në rrugë (në *udhë) mbarë (dikë a diçka). U vu në rrugë (në *udhë) të mbarë (dikush). Erdhirrugë (në *udhë) të mbarë (dikush). I vjenrrugë (dikujt) pranon atë që kërkon dikush, bën ashtu si do e si i pëlqen dikujt, ia bën qejfin; i vjenhulli. I zuri rrugën (udhën) (dikujt) e pengon, nuk e lë të bëjë përpara; ia mbylli rrugën (udhën).


Rezultate të ngjashme

RRÚGËS,~I m. sh. ~, ~IT Përçor, ogiç, ballëtor. Rrugësi i këmborës. I shkon pas si rrugës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRÚGËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rrugicë. Ecën në disa rrugëza të ndriçuara.2. blet. Hapësira midis dy hojeve në zgjoin e bletëve; bletët që ndodhen në këtë hapësirë. U rrit numri i rru…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRUGÁN,~E mb. Rrugaç. Fëmijë rrugan.Sin.: rrugan, rrugavel.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRUGÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Rrugaç. Ai rrugani shkoi në punë të vet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRUGÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Rrugaçe. Rrugane e mbrapshtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRUGÁÇ,~E mb., bised. 1. Që rri rrugëve, që nuk ka një vendbanim të përhershëm jetese, endacak. Djem rrugaçë. Vajza rrugaçe.2. Që sillet e vepron keq në shoqëri, i paedukatë. Fëmij…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRUGÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Ai që sillet rrugëve, ai që nuk ka një vend të përhershëm jetese, endacak, rrugacak. Bënte jetë rrugaçi. 2. Fëmijë a djalosh që nuk sillet mirë n…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRUGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprim kur rrugoj a rrugohem. Kreu një rrugim të gjatë.Sin.: rrugëtim, udhëtim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRUG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Rrugëtoj. Rrugonte shpesh. Nisi të rrugonte që i vogël. 2. fig., kal. Zgjidh një çështje të ndërlikuar a një mosmarrëveshje midis dy palëve, i ja…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRUGÓR,~E mb. 1. Që u përket rrugëve, që ka të bëjë me rrugët, i rrugëve; që bëhet në rrugë. Rrjeti i qarkullimit rrugor. Kodi i qarkullimit rrugor. I respektonte shenjat rrugore. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.