Fjalori
RRUFITEM

RRUFÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Tërhiqet nga brenda, futet (nga thithja, nga dobësia). Iu rrufit barku.
2. Tretem pak nga pak prej sëmundjes, dobësohem, hiqem. Ishte rrufitur nga vuajtjet.
3. pës. e RRUFÍT.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: RRUFIT


Rezultate të ngjashme

RRUFÍT (RRUFÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Pi pak nga pak diçka, gjerb, surb. Rrufit kafenë. Fëmijët rrufitën supën dhe ranë në gjumë. 2. E ha të tërë me një frymë, gëlltit, përlaj. Men…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRUFÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rrufit a rrufitem. Rrufitja e limonadës.2. Ngrënia e diçkaje me një frymë. Nuk i pëlqeu rrufitja e supës.3. Tretja nga sëmundja, dobësim.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRUFÍTUR (i, e) mb. Që është rrufitur, që është tërhequr a futur brenda (nga thithja, nga dobësia); i hequr. Një djalë me bark të rrufitur.Sin.: i dobësuar, i hollë, i thatë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.