Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RRÚDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vijë e përthyer në lëkurën e ballit, të fytyrës, të duarve etj., që bëhet kur mblidhet lëkura nga mosha, nga dobësimi, nga vuajtjet a nga një ndjenjë e rëndë; zhubër. Rrudhat e ballit (e gojës, e buzëve, e syve, e duarve). Kishte një fytyrë gjithë rrudha. Vuajtjet ia shtuan rrudhat.
2. Vijë e çrregullt, që mbetet në vendin ku mblidhet e ngjeshet një pëlhurë a një petk; palë e vogël në një petk; zhubër. Shihte me habi rrudhat e këmishës. I shtriu rrudhat e fundit me hekur. Kostumi u bë me rrudha.
3. vet. sh. Valëzim i lehtë në sipërfaqen e diçkaje; vija të ngritura e të thelluara në sipërfaqen e diçkaje. Rrudhat e drurëve (e tokës). Rrudhat e trurit. anat. të ngritura e të thelluara në cipën e trurit. Rrudhat e maleve (e luginave).
✱Sin.: gërrudhë, vijë, brazdë, hulli, dredhë, tutël, rrudhje, palë, dallgëzim, brazdë.
♦ Mos t’i shoh rrudhat në ballë (për diçka) mos u mërzit; mos u bëj merak, rri i qetë, e ke të mbaruar atë punë.
RRUDH vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj me rrudha lëkurën e fytyrës, të dorës etj.; kund. çrrudh. Rrudh ballin. Rrudhi fytyrën. Rrudh sytë mbledh kapakët e syve, picërroj sytë.
2. Ia bëj sipërfaqen me vija a me pala të çrregullta, të ulura e të ngjitura; e bëj me rrudha, e zhubros. I kishte rrudhur rrobat. Sipërfaqen e ujit e rrudhte era.
3. vet. v. III Bën të mblidhet cipa e gojës dhe e gjuhës duke shkaktuar një ndijim të athët e shtrëngues (për pemët e pabëra, për disa pije e ushqime të athëta a të hidhura etj.). Shije që të rrudh gojën (gjuhën).
4. edhe fig. Fishk. Vapa i rrudhi bimët. E kishte rrudhur sëmundja. Kërkojnë të rrudhin mendimin e lirë.
5. edhe fig. I zvogëloj përmasat a i pakësoj forcën e shfaqjes; ndrydh; ngushtoj. Ia rrudhi pushtetin. I rrudh dëshirat.
✱Sin.: rrudhos, zhubros, tkurr, mbledh, picërroj.
♦ Rrudhi (ngrysi) *ballin (dikush). Rrudh (tharton, mbledh, përdredh, shtrembëron) *buzët (dikush). E rrudh (e mbledh) *dorën. E rrudhi (e mblodhi) *gojën (dikush). E rrudhi (e mblodhi) *gjuhën (dikush). Shtrembëron (tharton, rrudh, mbledh, përdredh) *hundën (dikush). Rrudh (mbledh) *krahët. Rrudh (mbledh) *supet. Rrudhi (vari) *vetullat (dikush).
RRUDHËS,~E mb. 1. Që ka vetinë të mbledhë cipën e gojës e të gjuhës (për disa lëndë të athëta a të hidhura). Lëng me veti rrudhëse. 2. gjeol. Që ka të bëjë me formimin e rrudhave t…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÚDHËT (i, e) mb. Që është me shumë rrudha; i rrudhur. Ka fytyrë të rrudhët. Pa një fëmijë me faqe të rrudhëta.✱Sin.: i rrudhavtë, rrudhan, rrudhac, i zhubrosur, i tkurrur, i fish…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRUDHËTÍ,~A f. Gjendja ose vetia e të qenit i rrudhur. Rrudhëtia e lëkurës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë