Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RROTULLÚAR (i, e) mb. Që është rrotulluar. Dyshek i rrotulluar. Makinë e rrotulluar.
RROTULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E bëj të lëvizë rreth vetes ose rreth një pike tjetër, e sjell rrotull. Rrotulloj shishen. Rrotulloj mishin në hell. Rrotulloj gurët teposhtë.
2. kal. E kthej nga ana tjetër duke e lëvizur rreth vetes; e kthej sa nga një anë në tjetrën. Rrotulloj dorezën. Rrotulloi trupin dhe kokën nga e majta. Rrotulloj tokën përmbys tokën duke e punuar.
3. kal. Mbështjell si rrotull; kund. çrrotulloj. Rrotulluan letrën. Rrotulloj litarin (telin).
4. kal. Kaloj rrotull një vendi, i bie rrotull; qarkoj. Rrotulluan malin.
5. fig., kal. E sjell vërdallë dikë, e mbaj me fjalë ose e dërgoj sa në një vend në tjetrin pa ia mbaruar një punë a pa ia zgjidhur një çështje. E rrotulloi gjithë klasën kot.
6. jokal., vet. v. III Ndryshon gjendja për më mirë a më keq; kthen. Rrotulloi i sëmuri. Rrotulloi koha (moti).
✱Sin.: vërtit, sjell, rrëkëllej, përkthej, xhiroj, qerthulloj, rrumbulloj, sorollat, end, kthen.
RRÓTULL,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rreth i vogël, i plotë e i trashë, me një vrimë në mes, që vihet në bishtin e një vegle ose përdorëseje. Rrotulla e boshtit për të tjerrë. Mori dy rrot…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÓTULL ndajf. 1. Afër dikujt a diçkaje nga të gjitha anët, përreth, përqark, rreth e qark. Vendet rreth e rrotull. I vinte rrotull. Vështroj rrotull. Në fshatrat rrotull. Diku (kë…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÓTULL parafj. Rreth, anës. Rrotull shtëpisë. Rrotull shkollës. U end rreth e rrotull fshatit gjithë ditën. Ishin mbledhur rrotull zjarrit. Qëndronim rreth e rrotull nënës. I mblo…
Shfaq përkufizimin e plotë →RROTULLÁK,~E mb. Që vjen në trajtë të një rrethi. Tavolinë rrotullake. Shkurre me gjethe rrotullake.✱Sin.: rrotullar, rrotullor, rrotullame.
Shfaq përkufizimin e plotë →RROTULLÁK ndajf. Rrotull. Iu soll rrotullak shtëpisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →RROTULLÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Rrotulla e tundësit. Rregulloi rrotullakun.2. Rreth, rrotë. Bëri dy rrotullakë me misër. Byrekë me rrotullakë. 3. Ortek i borës. Ia kishin frikën ndo…
Shfaq përkufizimin e plotë →RROTULLÁR,~E mb. 1. Që ka trajtë të rrumbullakët si rrotull. Kasolle rrotullare. Gjethe rrotullare. 2. Që e ka kokrrën të rrumbullakët e të shtypur nga bishti. Fiq rrotullarë fiq m…
Shfaq përkufizimin e plotë →RROTULLÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Fik i madh, i rrumbullakët. Voli disa rrotullarë nga pema e fikut.
Shfaq përkufizimin e plotë →RROTULLÍ,~A f., përmb., bised. Gjithësia, bota, përrethësia. Rrotullia fliste për të.
Shfaq përkufizimin e plotë →RROTULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rrotulloj a rrotullohet diçka apo rrotullohem. Rrotullim i shpejtë. Bëri një rrotullim të trupit. Rrotullimet e Tokës dhe të planetëve të…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë