Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RROJ vep., ~TA, ~TUR jokal. 1. Jam gjallë, jam në jetë, jetoj, gjalloj; bëj një jetë të gjallë; kund. vdes. Rroj shumë gjatë. Rrojti nëntëdhjetë vjet. I rrojnë prindërit ende. Rrojtën e u trashëguan përdoret si mbyllje e përrallave popullore. Sa të rrosh, do të mësosh. (fj.u.).
2. Plotësoj nevojat për rrojtje, siguroj kushtet e nevojshme për jetesë; mbahem në jetë, ushqehem. Rronte me punë të ndershme. Nuk rron në kurriz të të tjerëve.
3. Jetoj bashkë me dikë, lidhem a hyj në marrëdhënie të caktuara me dikë gjatë jetës. Rroj me vëllezërit. Rronte bashkë me fëmijët. Rroj në një shtëpi më vete.
4. Banoj diku, rri; jetoj në një vend, e kam ndejën; e shkoj jetën diku me dikë; populloj një vend. Rroj në qytet (në fshat). Rron jashtë. Shumë kafshë rrojnë nëpër pyje. Disa specie rrojnë në ujëra të ëmbla.
5. Shkoj jetën, e kaloj jetën në një mënyrë të caktuar; kam një mënyrë jetese të caktuar. Rroj i gëzuar. Rronte me vështirësi. Mundohej të rronte pa telashe. Të gjithë rrojtën në paqe.
6. vet. v. ІІІ. Ka jetë të gjatë; vazhdon të punojë a të veprojë; duron shumë, nuk prishet nga përdorimi ose nga koha. Rron shumë ky stof. Kishte blerë pantallona që rrojnë. I rrojnë rrobat se i mirëmban.
7. fig. Jam në kujtesën ose në mendjen e të tjerëve, nuk më harrojnë; vet. v. ІІI është e gjallë diçka në jetën e në veprat e njerëzve, nuk harrohet, ruhet e çmohet, lë gjurmë. Rron mes nesh. Rron në zemrat e njerëzve. Rron në këngë. Vepra e dëshmorëve do të rrojë përjetë.
8. Kam diçka si shqetësimin kryesor a si punën më të rëndësishme; merrem vazhdimisht me diçka, jam i lidhur me diçka. Rron me shqetësimet e studentëve. Rronte me nevojat e njerëzve.
9. Përdoret në mënyrën dëshirore ose lidhore për t'i uruar dikujt jetë të gjatë për vete a për të tjerët. Rrofsh sa malet! Rrofshi e gëzofshi! Rrofsh me nënë e me babë! Të rrojë për jetë! Të rrofshin fëmijët! Të rroni vetë! përdoret për të ngushëlluar njerëzit e familjes kur u vdes dikush. T’ju rrojë e me jetë të gjatë! urim kur lind një fëmijë.
10. iron., vet. v. IІІ Përdoret në mënyrën dëshirore për të treguar se diçka a dikush nuk vlen, nuk sjell dobi, se diçka nuk hyn në punë a është e kotë. T’i rrojë kujdesi i madh atij! Na rroftë puna që bëmë!
✱Sin.: jetoj, jam, gjallëroj, ekzistoj, mbahem, duron, shkon, mban, mbahet, reziston, mbijeton.
♦ Rron (është) në *hijen (e dikujt) keq. Rrojmë nën një *kulm. Rron (ha) në *kurriz (në shpinë) (të dikujt). Rroj (jetoj) në një *lëkurë (me dikë). Rroftë *sebepi! iron. Rron (ha) në shpinë (në *kurriz) (të dikujt). Të rrosh *vetë! shak.
RROSHATÁK,~E mb. Që është i vogël e rrumbullak (në trup); rrondokop. Burrë rroshatak. Femra rroshatake.
Shfaq përkufizimin e plotë →RROSHATÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i vogël e rrumbullak (në trup); rrondokop. U takua me një rroshatak.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÓSH/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET Rrole. Nuk e milte më rrolen.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÓSH/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET Dardhë e rrumbullakët me fryt të fortë që piqet në vjeshtë, rroshatake. E mbushi çantën me rroshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÓSH/E,~JAIII f. sh. ~E, ~ET Kokrra e dëllinjës. Rroshet përdoren në mjekësinë popullore.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÓSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shkarpë e thatë, karthje. Mbledh rroshka. Shkoi për rroshka.
Shfaq përkufizimin e plotë →RROSHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Qeth flokët vetëm në anët e kokës. I rroshtoi flokët para se të niste shkolla.
Shfaq përkufizimin e plotë →RROSKAVÉC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Kërce e hundës a e gurmazit. Dëmtoi rroskavecin.2. Pjesa e trashë e lakrës, që është si kërce, kërcelli i lakrës, koçan. Rroskavecin e hanë shumë fëm…
Shfaq përkufizimin e plotë →RROSKÓP,~E mb., bised. I padobishëm. Njeri rroskop paska qenë.
Shfaq përkufizimin e plotë →RROSÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Leckë. I lidhi disa rrosokë te këmba.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë