Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►RROPÓS/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv. vet. v. III 1. Shembet përdhe, rrafshohet me tokën a futet në dhe (për diçka të ngritur a të ndërtuar). Ndërtesa u rropos. Rroposet rruga.
2. fig. Rrëzohet, shembet, përmbyset. Iu rropos toka nën këmbë. Po rroposet qielli po bie shi i madh, sa duket sikur përmbyset qielli.
RROPÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Shkatërroj diçka të ngritur a të ndërtuar dhe e rrafshoj me tokën ose e fut në dhe; shemb me themel, rrënoj. Rroposi një barakë të vjetër. Tërmeti e kishte rroposur qytetin.
2. fig. Rrëzoj nga fuqia, shemb, përmbys. Rroposën qeverinë e paligjshme.
3. fig. E vë poshtë, e mund, e mposht. E rroposën ekipin kundërshtar.
✱Sin.: rrafshoj, rrënoj.
RROPÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Shkatërroj diçka të ngritur a të ndërtuar dhe e rrafshoj me tokën ose e fut në dhe; shemb me themel, rrënoj. Rroposi një barakë të vjetër. Tërmeti e ki…
Shfaq përkufizimin e plotë →RROPÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur rropos a rroposet diçka. Kishte qenë dëshmitar i rroposjes së diktatorëve.✱Sin.: rrafshim, përmbysje.
Shfaq përkufizimin e plotë →RROPÓSUR (i, e) mb. Që është rroposur. Ngrehina të rroposura.✱Sin.: i rrafshuar, i përmbysur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë