Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RROL,~E mb. I plakur e i rënë, i pazoti për punë. Plakë rrole. ✱Sin.: rrosh, rrozg, rrozgë, lepec, rryqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →RROL,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Ka i vjetër që nuk bën më për të punuar në pendë, ka i plakur. Nxori rrolin në kullotë. Mishi i rrolit mezi ziente. 2. fig. Njeri i plakur e i rënë. Rri m…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÓLB/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Bimë barishtore njëvjeçare, që rritet nëpër shkëmbinj gëlqerorë, me gjethe heshtore e me lule si të gjembaçëve, rrënjët e së cilës, lëshojnë një bojë…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÓLBËZ,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Rrolba. Mbledh rrolbëza.
Shfaq përkufizimin e plotë →RROLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Bravë. Rrollimë dere.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÓLLM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ortek. Rrollmë e madhe. I zuri rrollma.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÓLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Rrotë (e qerres etj.). Rregulloj rrollën e qerres.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÓL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Bimë barishtore me kërcell të gjatë lëngëzor e me rrënjë me ngjyrë si të kuqe që përdoret për të ngjyrosur vezë. Një tufë me rrola.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë