Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►RROKULLÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Bie teposhtë duke u sjellë rreth vetes, lëviz duke u rrotulluar; rrëkëllehem; përmbysem. Iu rrokullis tenxherja në duar. I rrokulliseshin lotët. U rrokullisën gurët nga kodra (nga mali).
2. fig. Shkoj me shpejtësi drejt rënies a shkatërrimit, marr të tatëpjetën; bie, shkas. Gjithë ajo perandori u rrokullis teposhtë.
3. fig., vet. v. III Rrjedhin pa ndërprerje, kalojnë pa u ndalur njëra pas tjetrës, ndjekin njëra-tjetrën (për ditët, muajt, vitet etj., për ngjarjet etj.). Rrokullisen ditët (vitet). Rrokullisen ngjarjet me shpejtësi.
✱Sin.: rrokullehem, rrëgallem, shakullisem, rrjedh.
RRÓKULL ndajf. Rrotull. Ndaloi e nuk ecte më rrokull.✱Sin.: përreth, përqark, rreth, qark, qarkas, rrumbullak, vrangull, anës.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÓKULL parafj. Rrotull. Vraponte rrokull shtëpisë.✱Sin.: përreth, përqark, rreth, qark, vrangull, anës.
Shfaq përkufizimin e plotë →RROKULLÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Rreth. Rrokullar me sipërfaqe të madhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →RROKULLÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Bukë e rrumbullakët. Bleu dy rrokullare të ngrohta.
Shfaq përkufizimin e plotë →RROKULL/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. Rrokullis. Rrokullente barrët me dru. E kishte rrokullyer gurin teposhtë. 2. Rrëkëllej2. Rrokulleu një gotë dhe iku. Rrokullej me një frymë.✱Sin…
Shfaq përkufizimin e plotë →RROKULLÍ,~A f. sh. ~, ~TË Gjithësia, rruzullimi; bota. Rrokulli e pafund.
Shfaq përkufizimin e plotë →RROKULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur rrokullej a rrokullehem; rrokullisje. Rrokullim gurësh. Nuk mbaronin rrokullimet e gotave me raki.✱Sin.: rrotullim, rrokullimë.
Shfaq përkufizimin e plotë →RROKULLÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. Lëshoj diçka nga një lartësi që të bjerë teposhtë duke u sjellë rreth vetes, shtyj që të lëvizë tatëpjetë duke u rrotulluar; rrëkëllej. Rrokullisi n…
Shfaq përkufizimin e plotë →RROKULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Rrokullis. Rrokulloj sytë. fig. Rrokullonte vitet e jetës.✱Sin.: rrotulloj, rrëkëllej, rrokullej.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÓKULLT (i, e) mb. I rrumbullakët. E bëri në formë të rrokullt.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë