Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RROGËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Nëpunës me rrogë të caktuar. Ata janë rrogëtarë. Shpërblim për rrogëtarët.
2. Ai që punon me kontratë me rrogë në një familje të pasur, shërbyes; bari me rrogë. Shërbyes me rrogë.
3. bised. edhe mospërf. Ushtar që paguhet me rrogë; mercenar. U formua një ushtri me rrogëtarë.
4. bised. Ai që i shërben dikujt si vegël për të nxjerrë përfitime, shërbëtor. Rrogëtar i regjimit. Rrogëtar i pushtuesve.
✱Sin.: shegert, çirak, shkarth, hyzmeqar.
RROGËTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Nëpunëse me rrogë të caktuar. Rrogëtare ka qenë ajo. Kujdesi për rrogëtaret kryefamiljare. 2. bised. Ajo që i shërben dikujt si vegël për të nxjerr…
Shfaq përkufizimin e plotë →RROGËTARÍ,~A f. sh. ~, ~TË vjet. Tërësia e nëpunësve apo e atyre që shpërblehen me një rrogë të caktuar. Paguante rrogëtarinë rregullisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →RROGËTÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vajzë a grua që pajtohej me rrogë për të shërbyer në një familje të pasur, shërbyese. Kishte punuar si rrogëteshë në një familje të pasur. ✱Sin.: shër…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë