Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RRJÉPËS,~IІ m. sh. ~, ~IT 1. Ai që rrjep bagëtitë e therura. Rrjepës lëkurësh. Ai vend kishte rrjepësit më të mirë të bagëtive.
2. bised. Ai që grabit ose që shfrytëzon të tjerët pa mëshirë. Rrjepësit dhe shfrytëzuesit e popullit.
✱Sin.: zhvatës, zhvatarak, hajdut, vjedhës, rrëmbyes, rrjepurak, grabitës, grabitqar, brac, rrokës.
RRJÉPËS,~IІІ m., mjek. Sëmundje e rëndë, që shfaqet në fillim me disa njolla të kuqe në lëkurë, e cila thahet, zhvoshket e leskërohet, pastaj me fshikëza në buzë e në gojë e më vonë me çrregullime të mëdha të tretjes e të veprimtarisë nervore dhe që shkaktohet nga mungesa e një vitamine në ushqim. Ruhem nga rrjepësi.
RRJÉP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend i rrjepur, pa bimësi, vend fare i zhveshur. Rrjepë e gjerë. Në këtë kohë u zhdukën rrjepat mbi fshat.2. Dele a dhi, së cilës i ka rënë leshi vende…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë