Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RRJEDHIMÍSHT ndajf. Si pasojë e diçkaje tjetër, për rrjedhim, domethënë, për pasojë. Detyra iu ngarkua atij, rrjedhimisht, ai mban edhe përgjegjësinë. Përmirësimi i kushteve mjedisore rrit, rrjedhimisht, cilësinë e jetesës së njerëzve.
RRJEDH vep., RRÓDHA, RRJÉDHUR jokal. 1. Ecën duke rrëshqitur mbi një sipërfaqe, derdhet teposhtë pareshtur si rrymë ose si curril (për ujin dhe lëngjet e tjera). Rrjedh lumi. Rrjed…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRJEDHÍ,~A f. sh. ~, ~TË Rrëke uji që rrjedh nga mali pas shiut a pas shkrirjes së borës. Rrjedhi e vrullshme. Mbledh ujin e rrjedhive të malit.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRJEDHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pasoja që vjen nga një veprim a nga një ngjarje. Rrjedhim logjik i shkaqeve. Rrjedhim kryesor. Rrjedhim i pashmangshëm. Kjo është rrjedhim i drejtpërd…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRJÉDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Ecje duke rrëshqitur mbi një sipërfaqe, derdhje teposhtë pareshtur si rrymë ose si curril (për ujin dhe lëngjet e tjera). Rrjedhja e naftës mbi asfal…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRJEDHÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pasojë që vjen nga një veprim a nga një ngjarje, rrjedhim. Kjo është një rrjedhojë e veprimeve të veta. Si rrjedhojë, të gjithë ishin të kënaqur. Kr…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRJEDHÓRE mb., gjuh. Që lidhet me rasën e pestë të lakimit në gjuhën shqipe, në të cilën emri a përemri shpreh raporte prejardhjeje, rrjedhimi, largimi prej diku etj. Rasa rrjedhor…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRJEDHÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET gjuh. Rasa rrjedhore. Format e rrjedhores njëjës dhe shumës.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRJÉDHUR (i, e) mb., bised. Që ka humbur aftësinë për të gjykuar qartë e në mënyrë të shëndoshë, i matufosur, që e ka lënë mendja, matuf. Ishte njeri i rrjedhur.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRJÉDH/Ё,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëvizje e vazhdueshme e ujit të lumenjve e të përrenjve; rrymë uji që rrjedh në një shtrat. Rrjedha e lumit (e përroit). Shpejtësia e rrjedhës. Ka rrj…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRJÉDHËS,~E mb. 1. Që rrjedh vazhdimisht, që nuk qëndron amull; i rrjedhshëm. Ujë rrjedhës. 2. fin. Që është e hapur për të derdhur e për të tërhequr të holla herë pas here. Llogar…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë