Fjalori

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: RRJEDH
RRJEDH

RRJEDH vep., RRÓDHA, RRJÉDHUR jokal. 1. Ecën duke rrëshqitur mbi një sipërfaqe, derdhet teposhtë pareshtur si rrymë ose si curril (për ujin dhe lëngjet e tjera). Rrjedh lumi. Rrjedhin currilat. Uji rrodhi mbi pllakat e banjës. Rrjedh ngadalë (i qetë).
2. Del prej diku dhe derdhet lirisht; derdhet e përhapet diku ose mbush një vend. Uji rrodhi nga kroi. E bëri t’i rridhnin lot nga sytë. Djersa i rridhte çurg. I rrjedh gjak nga plaga.
3. E lë të kalojë ujin ose një lëng tjetër nëpër vrimat a të çarat, nuk e mban; kullon; pikon. Rrjedh kova dhe nuk e mban ujin. Çatia rrjedh në dy vende. I rrjedh gjiri. I rrjedhin hundët.
4. Kalon nëpër një vend, përshkon (për lumenjtë a përrenjtë). Një lumë rrjedh afër fshatit. Nëpër luginë rridhte një përrua i rrëmbyeshëm. Drini rrjedh nëpër Shqipërinë Lindore e Veriore.
5. fig. Kalon shpejt ose pa u ndier, vjen e shkon pa ndërprerje, rrëshqet (për kohën, për jetën); kalon në një mënyrëcaktuar ose në rrethanacaktuara. Rrjedhin ditët (muajt, vitet). Rrjedh jeta pa kuptuar. Rrjedh koha. Vitet (shekujt) që rrodhën më pas.
6. fig. Kalon a shtjellohet pa ndërprerje dhe pa u penguar, ecën varg lirisht (për fjalët, mendimet etj.). Fjalët i rridhnin lumë. Ngjarjet rrodhën shpejt. Biseda rridhte qetë-qetë.
7. E kam prejardhjen nga një popull, nga një fis, nga një familje ose nga një mjedis i caktuar. Rridhte nga një familje me tradita të Shqipërisë së Mesme.
8. fig. Buron, e ka prejardhjen apo vjen prej diçkaje tjetër; fig. lind si pasojë e diçkaje, vjen si përfundim i diçkaje, ndodh a lind nga një shkak; buron; del. dhënat rrodhën nga personapanjohur. Nga ajo rrodhëngjithakëqijat. Të miratrrjedhin nga puna. Detyrimetrrjedhin nga marrëveshja. Pasurirrjedhin nga veprimtaridyshimta.
9. Mblidhet me shumicë në një vend nga anëndryshme, shkon shpejt si rrymë diku; derdhet si rrymë, si një masë e ngjeshur; rend me vrap, zbret shpejt diku. Rrodhi i gjithë qytetishesh. Studentët rrodhën grupe-grupe.
10. fig. Ngjet, ndodh; bëhet në një mënyrëcaktuar, zhvillohet. Si rrodhi ngjarja? Çdo gjë rrodhi ashtu siç ishte parashikuar. Si e qysh kishin rrjedhur punët?
11. fig. bised. Humbas aftësinë për të gjykuar qartë e në mënyrëshëndoshë, matufosem. Kishte rrjedhur vitet e fundit. Rrodhi fare ky!
Sin.: shkon, shket, vërshoj.
I rrjedh *goja (dikujt). I rrjedhin *hundët (dikujt) mospërf. I ka rrjedhur *lugu (dikujt). I ka rrjedhur *lumi (dikujt). Ka rrjedhur nga *mendja (dikush). Ku ka rrjedhur do të pikojë ai që ka pasur, vijongjejë ende ndonjë mjet a mënyrë për të siguruar disaardhura, qoftë edhepakta; ai që ka pasur shumë, do të ketë diçka, sado pak, edhe kur humbet; paraja vete te paraja. Në mos rrjedhtë do të pikojë sido që të jetë, do të dalë një përfitim sado i vogël; diçka do të marrësh; edhe po nuk fitove shumë, do të fitosh diçka. Rrodhën *qiejt. Më rrodhën *sytë. Ka rrjedhur shumë *ujë. Ka rrjedhur nga *trutë (dikush). I kanë rrjedhur *trutë (dikujt).


Rezultate të ngjashme

RRJÉDHËS,~E mb. 1. Që rrjedh vazhdimisht, që nuk qëndron amull; i rrjedhshëm. Ujë rrjedhës. 2. fin. Që është e hapur për të derdhur e për të tërhequr të holla herë pas here. Llogar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRJEDH vep., RRÓDHA, RRJÉDHUR jokal. 1. Ecën duke rrëshqitur mbi një sipërfaqe, derdhet teposhtë pareshtur si rrymë ose si curril (për ujin dhe lëngjet e tjera). Rrjedh lumi. Rrjed…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRJEDHÍ,~A f. sh. ~, ~TË Rrëke uji që rrjedh nga mali pas shiut a pas shkrirjes së borës. Rrjedhi e vrullshme. Mbledh ujin e rrjedhive të malit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRJEDHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pasoja që vjen nga një veprim a nga një ngjarje. Rrjedhim logjik i shkaqeve. Rrjedhim kryesor. Rrjedhim i pashmangshëm. Kjo është rrjedhim i drejtpërd…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRJÉDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Ecje duke rrëshqitur mbi një sipërfaqe, derdhje teposhtë pareshtur si rrymë ose si curril (për ujin dhe lëngjet e tjera). Rrjedhja e naftës mbi asfal…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRJEDHÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pasojë që vjen nga një veprim a nga një ngjarje, rrjedhim. Kjo është një rrjedhojë e veprimeve të veta. Si rrjedhojë, të gjithë ishin të kënaqur. Kr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRJEDHÓRE mb., gjuh. Që lidhet me rasën e pestë të lakimit në gjuhën shqipe, në të cilën emri a përemri shpreh raporte prejardhjeje, rrjedhimi, largimi prej diku etj. Rasa rrjedhor…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRJEDHÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET gjuh. Rasa rrjedhore. Format e rrjedhores njëjës dhe shumës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRJÉDHTAS ndajf. Rrjedhshëm. Fliste rrjedhtas pesë gjuhë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRJÉDHUR (i, e) mb., bised. Që ka humbur aftësinë për të gjykuar qartë e në mënyrë të shëndoshë, i matufosur, që e ka lënë mendja, matuf. Ishte njeri i rrjedhur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.