Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►RRÍPEM jovep., RRÓPA (u), RRJÉPUR 1. Më bie lëkura; më hiqet a më leskërohet një pjesë e lëkurës, më bëhet lëkura leskra-leskra. Iu rrop fytyra nga zjarri. I ishte rrjepur lëkura e shpinës në plazh.
2. vet. v. III I bie cipa vende-vende, leskërohet. Iu rrop kapaku i librit. Muri i rripej gjithnjë.
3. Më grihet një rrobë ngaqë e kam mbajtur shumë. Iu rropën pantallonat.
4. vet. v. III Humbet bimësinë dhe shtresën e dheut të butë (për një vend), zhvishet e gërryhet. Kodra tashmë ishte rrjepur.
5. fig. Heq e vuaj shumë në një punë, robtohem në punë, më bie bretku duke bërë diçka. Rripej e mundohej në punë. Ishte rrjepur duke punuar në arë.
6. pës. e RRJEP.
✱Sin.: leskërohem, shpuplohet, zhvishet, gërryhet, lodhet, robtohem.
RRJEP vep., RRÓPA, RRJÉPUR kal. 1. I shqit dhe i heq lëkurën një kafshe a një druri. Rrjep me shpejtësi dashin. Rripte degët e frashrit.
2. I heq të gjitha pendët a puplat një shpendi me dorë a me ujë të përvëluar; shpuploj. Rropi pulën edhe patën.
3. I heq vende-vende cipën a lëkurën; i këput copa të vogla a leskra nga sipërfaqja; gërvisht; zhvesh. Fytyrën ia kishin rrjepur rrezet e forta të diellit. Në arë po rrjepin misrin.
4. fig. I rrëmbej dikujt gjithçka me dhunë ose duke e mashtruar; grabit dikë duke e shfrytëzuar vazhdimisht. I rropi gjithçka kishte. Armiqtë e patën rrjepur qytetin.
✱Sin.: zhvesh, shpuploj, gërvisht, zhvesh, nduk, qeth, rruaj.
♦ E rropi *të gjallë (dikë). I rropi (i hoqi, i mori) *lëkurën (dikujt). *Ther e nuk rrjep (dikush). As të *ther e as të rrjep (dikush). E rropi me *thua (dikë) keq.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë