Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RRÍP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shpat shumë i pjerrët në faqen e një mali ose të një kodre, i ndarë anash nga vija të gërryera thellë; tokë e varur, faqe e thepisur, rrëpirë. Ngjiteshin në një mal me rripa. Kalonin nëpër rripa. I kanë arat në një rripë.
✱Sin.: rrip, rripësirë, rripëtirë, rripëçirë, rriponjë, pjerrtësi.
♦ Mori rripën (dikush) shih mori tatëpjetën (dikush). Përpara rripë e prapa thikë keq nga të dyja anët, vështirë andej e vështirë këtej; gjithë rreziqe është.
RRIP,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Copë e gjatë dhe e ngushtë, e prerë prej një lëkure, prej një pëlhure ose prej një lënde tjetër, që përdoret për të lidhur, për të shtrënguar, për të mbaj…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRIP mb. fig. 1. Që është shumë i dobët e i ligur, i hollë e i thatë, kockë e lëkurë. E ka bërë rrip sëmundja. 2. bised. Që është i fortë e nuk zien lehtë; që mezi përtypet, rripak…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRIPÁK,~E mb. Që është i fortë e nuk zien lehtë; që mezi përtypet. Mish rripak. Ftua rripak. Dardhë rripake. ✱Sin.: rrip, rrufak, i fortë.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRIPÁQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Tokë gurishtë në një faqe rripe. Kishin mbjellë gjithë ditën në rripaqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÍPAS ndajf. 1. Kapur për rripash (për një mënyrë mundjeje). Kapem rripas.2. Lojë që bëhet duke fshehur një rrip e duke e kaluar dorë më dorë. Luajmë rripas.
Shfaq përkufizimin e plotë →►RRÍPEM jovep., RRÓPA (u), RRJÉPUR 1. Më bie lëkura; më hiqet a më leskërohet një pjesë e lëkurës, më bëhet lëkura leskra-leskra. Iu rrop fytyra nga zjarri. I ishte rrjepur lëkura …
Shfaq përkufizimin e plotë →RRIP/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E pres dhe e ndaj në rripa diçka, e bëj rripa-rripa. E rripojnë mishin dhe e bëjnë pastërma. E rripoi hollë (trashë).
Shfaq përkufizimin e plotë →RRIPÓR,~E mb. gjeol. Që ka ndërtim në trajtë rripash. Ndërtim rripor. Material rripor.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRIPÓZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Rrip letre i lyer me zamkë për të kapur miza. Mori rripozin për të zënë mizat.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÍPTË (i, e) mb. Shumë i pjerrët. Kodër e rriptë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë