Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RRIP,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Copë e gjatë dhe e ngushtë, e prerë prej një lëkure, prej një pëlhure ose prej një lënde tjetër, që përdoret për të lidhur, për të shtrënguar, për të mbajtur etj. diçka. Rrip i hollë. Rrip lëkure. Rripat e këpucëve. Rripat e çantës. Rripat e frerit). Rripa orësh. E lidh me rrip. Zgjat rripin e armës.
2. Brez i gjatë e i ngushtë prej lëkure ose prej një lënde tjetër me vrima e me tokëz, që shërben për të mbajtur e për të shtrënguar rrobat pas mesit ose në sup. Rrip plastike. Rripi i pantallonave. Rripi i mesit. Rripat e supeve. Tokëza e rripit. Shtrëngoj rripin.
3. Copë e gjatë dhe e ngushtë, e prerë nga një fletë letre, metali, druri etj.; shirit. Rrip letre. Rrip llamarine. Rrip për të mprehur briskun e rrojës. E thuri me rripa.
4. tek. Shirit i ngushtë prej lëkure ose prej një lënde tjetër i qepur si rreth, që shërben për ta kaluar lëvizjen rrotulluese nga një rrotë në tjetrën. Rrip gome. Rrip transmisioni. Rripi i makinës (i traktorit).
5. Pjesë toke e gjatë dhe e ngushtë, brez i ngushtë toke ose i një sipërfaqeje tjetër, vilar. Rrip i papunuar. Rrip bregdetar. Rrip ranor. Rripa pyjorë. Rrip toke. Rrip rruge. Rrip deti. Rrip me bar.
6. Brez i ngushtë e i gjatë, që dallohet në sipërfaqen e diçkaje ose nga pjesa tjetër përreth. Rrip i bardhë (i kuq). Rrip drite. Rrip qielli.
7. fig. bised. Njeri që kupton e mëson më ngadalë se të tjerët; njeri që s'është i zoti për asnjë punë. Është fare rrip nga mendja. Është rrip në mësime.
✱Sin.: kaish, rripë, rripinë, shokë.
♦ U bë rrip daulleje (dikush) shih u bë tapë (dikush). E bëri (e la) rrip daulleje. 1. (diçka). E shkretoi fare, s’i la gjë, e prishi krejt; e la shkretë. 2. (dikë). E la pa gjë fare, ia mori gjithçka; e varfëroi. I doli rripi (dikujt) keq. mbeti pa gjë; nuk është mirë nga gjendja ekonomike, është trokë; nuk ka asgjë në hambar; (është) kripë në diell (dikush); është (ka mbetur) krunde (dikush); kund. i pjell edhe gjeli (këndesi, kaposhi, kokoshi). I gjeti rripin e thikës (dikujt) ia zbuloi punën a fjalën e keqe; e bëri që të mos ketë asnjë mundësi shpëtimi; s’ka nga të lëvizë më; e zuri ngushtë (dikë); e vuri (e mbërtheu) me shpatulla në mur (pas murit) (dikë). Iu këput rripi i pallës (dikujt) shih i ranë pendët (dikujt). Ia liroi rripin (dikujt) e la më të lirë dikë, ia hoqi masat e shtrëngimit, i bën lëshime; e la të veprojë si të dojë; ia lëshoi (ia liroi) frerin; ia lëshoi (ia liroi) kapistrën (kapistallin) keq.; kund. ia mblodhi (ia shtrëngoi) rripat (rripin). Mbeta rrip daulleje shih mbeta gisht. Ia mblodhi (ia shtrëngoi) rripat (rripin) (dikujt) e detyroi dikë të sillet e të bëjë si i thotë a si ia kërkon ai, nuk e lë të bëjë sipas kokës, e shtrëngoi për ta sjellë në rrugë të mbarë ose që të veprojë si duhet a si i kërkohet; ia shtrëngoi (ia mblodhi) frerin; ia mblodhi litarin; ia shtrëngoi lakun; ia shtrëngoi kapistrën (kapistallin); ia shtrëngoi darët; ia vuri (ia futi) (të dyja) këmbët në një këpucë; ia bëri tetë me dy; e bëri zap vjet.; kund. ia liroi rripin. I nxori rripa nga lëkura (dikujt) e rrahu keq, e shqepi, e zhdëpi në dru; i rropi (i hoqi, i mori) lëkurën; ia zbuti kurrizin; ia bëri kurrizin më të butë se barkun; e bëri peshk (dikë); e bëri petë (dikë). Rrip daulleje (dyfeku) përb. njeri i trashë nga mendja, njeri që nuk ia pret fare; humbameno. Për rrip e për këpucë me imtësi, me hollësi, për gjithçka, pa lënë asgjë; fill e për pe. Rrip nga mendja përb. budalla a i trashë, që nuk ia pret për asgjë; i ngathët a i mpitë mendërisht; i trashë nga mendja (nga trutë, nga koka); pykë nga mendja; rrotë nga mendja përb.; rrotë mulliri tall. Shtrëngoj rripin mblidhem e detyrohem të jetoj me më pak mjete e më keq, shpenzoj më pak para dhe rroj në kushte më të vështira; përpiqem të duroj e të përballoj skamjen duke kursyer shumë; e mbledh (e rrudh) dorën; e shtrëngoj dorën. Shtrëngoj rripat bëhem gati për një betejë a për një punë të vështirë, mbledh të gjitha forcat për t’i qëndruar një rreziku; trimërohem.
RRJEP vep., RRÓPA, RRJÉPUR kal. 1. I shqit dhe i heq lëkurën një kafshe a një druri. Rrjep me shpejtësi dashin. Rripte degët e frashrit.
2. I heq të gjitha pendët a puplat një shpendi me dorë a me ujë të përvëluar; shpuploj. Rropi pulën edhe patën.
3. I heq vende-vende cipën a lëkurën; i këput copa të vogla a leskra nga sipërfaqja; gërvisht; zhvesh. Fytyrën ia kishin rrjepur rrezet e forta të diellit. Në arë po rrjepin misrin.
4. fig. I rrëmbej dikujt gjithçka me dhunë ose duke e mashtruar; grabit dikë duke e shfrytëzuar vazhdimisht. I rropi gjithçka kishte. Armiqtë e patën rrjepur qytetin.
✱Sin.: zhvesh, shpuploj, gërvisht, zhvesh, nduk, qeth, rruaj.
♦ E rropi *të gjallë (dikë). I rropi (i hoqi, i mori) *lëkurën (dikujt). *Ther e nuk rrjep (dikush). As të *ther e as të rrjep (dikush). E rropi me *thua (dikë) keq.
RRIPÁK,~E mb. Që është i fortë e nuk zien lehtë; që mezi përtypet. Mish rripak. Ftua rripak. Dardhë rripake. ✱Sin.: rrip, rrufak, i fortë.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRIPÁQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Tokë gurishtë në një faqe rripe. Kishin mbjellë gjithë ditën në rripaqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÍPAS ndajf. 1. Kapur për rripash (për një mënyrë mundjeje). Kapem rripas.2. Lojë që bëhet duke fshehur një rrip e duke e kaluar dorë më dorë. Luajmë rripas.
Shfaq përkufizimin e plotë →►RRÍPEM jovep., RRÓPA (u), RRJÉPUR 1. Më bie lëkura; më hiqet a më leskërohet një pjesë e lëkurës, më bëhet lëkura leskra-leskra. Iu rrop fytyra nga zjarri. I ishte rrjepur lëkura …
Shfaq përkufizimin e plotë →RRIP/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E pres dhe e ndaj në rripa diçka, e bëj rripa-rripa. E rripojnë mishin dhe e bëjnë pastërma. E rripoi hollë (trashë).
Shfaq përkufizimin e plotë →RRIPÓR,~E mb. gjeol. Që ka ndërtim në trajtë rripash. Ndërtim rripor. Material rripor.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRIPÓZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Rrip letre i lyer me zamkë për të kapur miza. Mori rripozin për të zënë mizat.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÍPTË (i, e) mb. Shumë i pjerrët. Kodër e rriptë.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÍP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shpat shumë i pjerrët në faqen e një mali ose të një kodre, i ndarë anash nga vija të gërryera thellë; tokë e varur, faqe e thepisur, rrëpirë. Ngjiteshin n…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÍPË mb. Që është shumë i pjerrët. E ka rripë çatinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë