Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RRÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rreth i vogël, që bëhet në një fije të përdredhur ose të qepur diku. Rricat e pambukut. Rricat e shamisë. Bëjnë rricat e peshqirit me thupër.
2. kryes. sh. Flokë të dredhur në rrathë të vegjël, kaçurrela të imëta, dredha. I ka flokët me rrica. I bëjnë flokët rrica.
3. Lastar i hollë e i përdredhur, që lëshojnë bimët kacavarëse për t'u kapur në një vend, dredhë, loze. Kungulli kishte lëshuar rrica. Rricat e hardhisë kishin arritur në çati.
4. fig. Shtrëngesë e madhe, gjendje e vështirë, ngushticë. E bëri nga rrica.
✱Sin.: rreth, kaçurrela, shtrëngesë.
RRÍCA,~T f. vet. sh. Dantellë. Punim me rrica.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÍCA-RRÍCA ndajf. Në trajtë kaçurrelash shumë të imëta, me shumë rrica (për flokët). I kishte bërë flokët rrica-rrica.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë