Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RRËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rrëzohem a rrëzoj diçka. Rrëzimi i murit të shtëpisë. Mijëra persona panë rrëzimin e avionit. Rrëzimi i presidentit diktator. drejt. Rrëzimi i kërkesës së padisë. min. Rrëzimi i qymyrit (i mineralit). Kërkojnë rrëzimin e dikujt (e diçkaje).
2. Rrëzimë. Rrëshqiti në një rrëzim.
✱Sin.: shembje, plandosje, gremisje, rënie, përmbysje, humnerë, shembëtirë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë