Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RREZATÚES,~E mb. 1. Që lëshon rreze drite ose energjie; që ndriçon me rreze. Dielli rrezatues. Sistemi i paneleve rrezatuese. Një buzëkuq rrezatues që zgjat shumë orë. Ruhej nga lëndët rrezatuese.
2. fig. Që shkëlqen nga një ndjenjë e brendshme. Fytyrë rrezatuese. Shpirt rrezatues. Për duar dhe sy rrezatues.
3. fiz. Që lind nga një rrezatim; që ka të bëjë me rrezatimin, i rrezatimit. Energjia rrezatuese. Sipërfaqja rrezatuese.
✱Sin.: rrezetar, ndriçues, shndritës, i shndritshëm, i ndritshëm.
RREZATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rrezatoj a rrezatohet diçka. Ata po studionin rrezatimin e dritës. Rrezatim duarsh. 2. Përhapja e energjisë nga një trup në trajtën e valë…
Shfaq përkufizimin e plotë →►RREZAT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. Përhapet, shpërndahet në trajtë rrezesh nga një burim ose nga një trup (për energjinë në trajtë rrezesh). Rrezatohet energjia. Rre…
Shfaq përkufizimin e plotë →RREZAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Lëshon dritë ose një energji tjetër në trajtë rrezesh, lëshon a përhap rreze. Trup që rrezaton dritë. Bomba rrezatoi energji bërth…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë