Fjalori
RRETHPRERJE

RRETHPRÉRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. fet. Prerja e lafshës së organit gjenital mashkullor, zakonisht në moshë të vogël, për arsye fetare në besimin judaik dhe në besimin islam, synetllëk. Praktika e rrethprerjes është e lashtë.

2. Prerje e lafshës së organit gjenital të mashkullit për arsye mjekësore, synetllëk. Rriten kërkesat në spital për rrethprerje.

3. Heqje e pjesshme ose e plotë e pjesës së jashtme të organit gjenital femëror në moshë të re për arsye jomjekësore, rrethprerje femërore (traditë e praktikuar në disa kultura).

Sin.:  synetllëk, syneti.


Rezultate të ngjashme

RRETHPRÉRË mb. m. Që i është prerë lafsha e organit gjinor mashkullor, që është bërë synet. Djalë rrethprerë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRETHPRÉ/S vep., ~VA, ~RË kal. I pres lafshën organit mashkullor të fëmijës, përgjak. E kishin rrethprerë për arsye shëndetësore.Sin.: synetoj, përgjak, gjakos.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►RRETHPR/ÍTEM jovep., ~EVA (u), ~ERË pës. Pres lafshën e organit mashkullor, bëhem synet, përgjakem. Ishte rrethprerë që kur ishte fëmijë i vogël.Sin.: synetohem, përgjakem, gjako…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.